Vende dhe Udhetime

Vendet europiane ku mund të mrekulloheni

Franca dhe Italia janë fantastike, por ç'të themi për të gjitha vendet në Evropë që nuk janë aq të njohura? Natyrisht që këto destinacione janë shumë të kërkuara, por megjithatë është koha kur ende nuk janë mbledhur turmat, fluturimet nuk janë shumë të shtrenjta dhe, më e rëndësishmja, është një mundësi për të zbuluar disa vende të cilat i kemi parë vetëm përmes fotove. Cilat vende duhet të vizitoni në Europë?

Austri
Relaksohuni nën tingujt klisike të muzikës së viteve 1965. Nga skija në dimër, deri tek festivalet muzikore në verë, natyra mahnitëse dhe qytetet madhështore, ky vend është një mrekulli për tu vizituar. Mos harrojmë që në Austri është shpikur edhe torta e parë prej çokollate, pra veçse të shijoni vendet e bukura që ofron Austria, ju mund të shijoni edhe ëmblësirat.

Qipro
Për disa nga plazhet më të pacenuar në Evropë, drejtohuni drejt Qipros. Ishulli është në jug të Turqisë, në perëndim të Libanit dhe në juglindje të Greqisë, kështu bashkimi i kulturës është mjaft i veçantë dhe pamja është diçka tjetër.

Ishujt Faroe
Një vend autonom i përbërë nga 18 ishuj në Mbretërinë e Danimarkës, Ishujt Faroe janë një nga sekretet më të mira të Evropës.

Finlandë
Çdo vend i Finlandës ka peizazhe të bukura, qytete të bukura e të pastra, dhe dashamirësi të madhe! Çdo njeri do të zbulojë diçka të veçantë në Finlandë. Atyre që u pëlqen komforti do ta shijojnë saunën finlandeze, ndërsa ata që pëlqejnë gjëra më me adrenalinë, mund të skijojnë në vende të ndryshme. Ju mund të shpenzoni orë të tëra duke i eksploruar rrugët e vogla e të lezetshme të Helsinkit. Finlanda është vend i cili patjetër duhet të vizitohet, sepse me një pamje piktoreske është vend i përsosur për gjithsecilin që ende beson në përralla!

Luksemburg
Zbuloni këtë komb të vogël evropian, i cili ofron gjithçka nga peizazhi përrallor deri tek arti i kështjellave të pabesueshme. Është aq afër Parisit, Belgjikës dhe Amsterdami. Mund të zgjidhni të udhëtoni nga të gjitha vendet, nëse dëshironi të shijoni pamjen, bukurinë dhe mikpritjen e këtij vendi.

Maltë
Ata që e shikojnë The Crown tashmë do të dinë se Mbretëresha Elizabeta II kaloi disa nga vitet më të lumtura në Maltë. Njerëzit e këtij ishulli madhështor janë të njohur për mikpritjen dhe bujarinë e tyre.

Mali i Zi
Qytete të vjetra të saj do t'ju kthejnë në një kohë tjetër dhe jeta e natës atje do të jetë edhe më argëtuese. Deti është mahnitës, njerëzit janë miqësorë dhe ushqimi i shëndetshëm dhe i shijshëm.

Norvegji
Ky vend skandinav ofron një mënyrë jetese të shëndoshë, pamje të bukur çdo sezon, dhe kuzhinë të shijshme dhe ushqyese. Përveç kësaj, ku tjetër mund të shikosh lindjen e diellit në mesnatë, të kapësh dritat veriore dhe të shihni edhe arinj polar?


Poloni
Nëse doni një udhëtim historik ose një aventurë të veçantë, Polonia është vendi për të shkuar. Ajo ofron praktikisht gjithçka që mund të dëshironi ndonjëherë me një kosto të përballueshme.


Rumani
Vendet Europiane ku mund të mrekulloheni A doni të përjetoni ujëvarat befasuese, qytetet simpatike dhe kështjellat impresionuese dhe shtatë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s? E pra, Rumania është vendi yt. Ky vend i mrekullueshëm duhet të jetë në listën e udhëtimit tuaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë