Ka ndodhur

Vëllezërit presin pyllin në Bulqizë. Në Lezhë arrestohet administratori i një firme ndërtimi

Dy vëllezër janë arrestuar në Bulqizë, pasi akuzohen për prerje të paligjshme të lëndëve drusore. Në pranga kanë rënë: A.C., 23 vjeç, dhe B.C., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Fushë-Bulqizë.

Policia thotë se ka nisur edhe procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin R.C. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga policia, duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në vendin e quajtur “Kurora e Liqenit të Zi”, Bulqizë.

Ndërkohë në Lezhë, administratori i një kompanie ndërtimi është vënë në pranga për shkak se akuzohet për ndërtim pa leje. Sipas policisë është arrestuar A.N., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrollit në një objekt ekzistues në pronësi të tij te “Rana e Hedhun”, Shëngjin, u konstatua se kishte ndërtuar 2 kate të tjera pa lejen e organeve kompetente.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë