Vëllezërit miliarderë dhe të fuqishëm amerikanë Charles dhe David Koch po ngrenë një fushatë prej miliona dollarësh kondër tarifave tregtare të presidentit Donald Trump.
Tre grupe politike të mbështetur nga vëllezërit thonë se do të përdorin reklama, lobe dhe lëvizje ekonomike për të nxitur përfitimet nga tregtia e lirë.
Vëllezërit drejtojnë industritë Koch, një nga firmat private më të mëdha në botë.
Lëvizja vjen vetëm pak ditë pasi Presidneti Trump vendosi tarifat mbi importin e çelikut dhe aluminit nga Bashkimi Europian, Kanadaja dhe Meksika.
Kompania e Charles dhe David Koch kanë interesa që shkojnë nga gazsjellësit deri tek letrat e duarëve.
Referuar faqjes së kompanisë Koch, "për milionra amerikanë, fjalët 'vëllezërit Koch ' dhe 'aktivizmi politik' shkojnë paralel".
Ata më parë kanë investuar para në grupime për të mohuar ndryshimet klimaterike e kanë sulmuar sindikatat dhe të drejtat e punëtorëve, por gjithashtu kanë shtyrë reformën e drejtësisë penale përpara dhe kanë bërë donacione të mëdha në Bashkimin Amerikan për Liritë Civile.
Nëntorin e kaluar, vëllezërit ndihmuan marrëveshjen e Meredith Corporation për të blerë botuesin e revistës amerikane Time Inc, e cila zotëron disa nga markat më të famshme të revistave në botë, duke shkaktuar shqetësime se ata do të përdorin investimet e tyre për të nëdrhyrë në politikën editoriale.
Tre grupet po lançojnë fushatën: Dhoma e Tregtisë së Partnerëve të Lirisë, Amerikanët për Zhvillim dhe Iniciativa LIBRE. Ata po ngrenë argument që presidenti të heqë tarifat e vendosura së fundi për importin e çelikut dhe aluminit nga Kina.
Presidenti Amerikan për Zhvillim Tim Phillips tha se tarifat do të "shkatërronin potencialin tonë ekonomik".
"Ka mënyra më të mira për të negociuar marrëveshjet tregtare se sa kostot e larta ndaj konsumatorëve amerikanë dhe bizneseve," shtoi ai.
Fushata tregon nivelin e lartë të shqetësimit lidhur me ndikimin e tarifave midis grupeve të biznesit, veçanërisht mbështetësve republikanë.
Lider nga BE, Kanada dhe Meksikë kanë kritikuar lëvizjen dhe kanë kërcënuar me hakmarrje duke shkaktuar frikën për një luftë të mundshme tregtare.
Donald Trump ka thënë se tarifat për çelikun do të mbrojnë prodhimin e çelikut amerikan, që sipas tij është jetësore për sigurinë kombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.