Politike

Këshilli bashkiak i Tiranës mblidhet online, Teliti: Veliaj jep urdhra nga SPAK, e palejueshme  

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD Dorian Teliti, ka folur për mediat përpara ambienteve të Bashkisë së Tiranës, aty ku po zhvillohet një protestë.

Teliti theksoi se mbajtja e mbledhjes online nga këshilltarët bashkiakë është e palejueshme. Sipas tij, fjalën e lirë dhe shpirtin opozitar nuk e ndal askush.

“Veliaj dhe kur nuk ndodhet në zyrë, por në SPAK, jep urdhra që mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës të zhvillohet online. Ky është shembulli më i keq i qeverisjes, kudër interesave të popullit”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë