Politike

Meta mbledh Komitetin Drejtues dhe thumbon Veliajn: Do ta heqim ndryshkun nga Bashkia e 5D

Ilir Meta ka mbledhur Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, ku në fillim të fjalës u tha anëtarëve se s’ka kohë për të pushuar, në të kundërt ndryshken.

“Kush pushon ndryshket thotë gjermani. Ne s’kemi kohë për të pushuar se s’duam të ndryshkemi. Edhe ndryshkun që kishte lënë bashkia te lapidari i detyruam që ta lyejnë. Shumë shpejt falë qëndresës heroike të popullit tanë do ta heqim ndryshkun nga bashkia e 5D dhe inceneratorin që nuk ekziston”, tha Meta.

Në këtë mbledhje pritet që të votohet kryesia e re ku pjesë e saj nuk do të jetë më Monika Kryemadhi dhe dy bashkëpunëtorët e saj, Endrit Braimllari dhe Elona Guri.

Meta nga ana e tij nuk u fokusua me tek strukturat por te prioritetet.

“Partia jonë është e qartë me 5 prioritete kryesore. Ndalimin e shpopullimit, rritje pensionesh dhe pagash, investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor, bujqëria dhe ulja e kostos së jetës, Shqipëria fuqi eksportuese. Programi i PL është ambicioz, realist. Sot vendi ynë ka pagat dhe pensionet më të ulëta. Paga mesatare është 1.5 herë me e ulët se në Bosnje dhe Maqedoni, 1.6 herë më e ulët se në serbi dhe Mal të zi. Masa e pensionit është dy herë me e ulët në Kosovë, a ka logjikë kjo. Pensioni 2.1 herë me i ulët se në Maqedoni. Qeveria e Rilindjes ka shtuar barrën e borxhit, është rritur kosto e jetesës nga rritja  e çmimeve, veçanërisht nga rritja e çmimeve ushqimore dhe apartamenteve.

50 mijë apartamente bosh, çmimet i dini ju, sa ka vajt qiraja në Astir. Jemi parti e 5 prioriteteve për 4 mln shqiptarë plus. Angazhohemi që në mandatin e parë qeverisë të dyfishojmë pagat e punonjësve, mësuesve, të mjekëve dhe infermierëve dhe i kemi të gjitha mundësitë. Të dyfishojmë pensionet për ta rritur mbi nivelin e rajonit, të ulë nivelin e varfërisë dhe të zhdukë nga harta e Shqipërisë varfërinë ekstreme", tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë