Ka ndodhur

Vë në përdorim celularin e një vajze, arrestohet 31-vjeçari

Një djalë i ri u arrestua nga Policia e Tiranës, i akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin E. P, 31 vjeç, i cili ka fshehur, ka tjetërsuar dhe ka vënë në përdorim një aparat celular që i përkiste shtetases M. K.

Kësaj të fundit, ia kishte vjedhur këtë celular një person i njohur i të arrestuarit, e pavarësisht se kishte dijeni se aparati ishte i tjetërkujt, ai e ka përvetësuar duke e përdorur si të tijin.

Mbi 31-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë