Bota

Vdes Shani Louk, vajza 22-vjeçare gjermano-izraelite e rrëmbyer nga terroristët e Hamasit

Gazeta Si - Ka vdekur 22-vjeçarja gjermano-izraelite Shani Louk, një nga pengjet e rrëmbyera nga Hamasi më 7 tetor.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e vajzës, siç raporton gazeta gjermane “Bild”. “Fatkeqësisht morëm lajmin se vajza ime nuk jeton më”, tha nëna e saj Ricarda për RTL.

Shani Louk u bë menjëherë një simbol i dhunës së Hamasit. Trupi i saj i pajetë u pa në pjesën e pasme të kamionit të drejtuar nga terroristët, të cilët e ekspozuan atë si një trofe, e rrëmbyer, ndërsa ajo ishte duke marrë pjesë së bashku me shumë të rinj të tjerë në festë muzike pranë kibucit Be'eri, 7 tetorin e kaluar.

Tani emri saj i shtohet listës së pengjeve që vdiqën në duart e Hamasit, të vrarë - nga bombat izraelite apo nga vetë terroristët - ndërsa ndodheshin në tunelet dhe ndërtesat e Gazës. Sipas mediave ndërkombëtare, bhet fjalë për më shumë se 50 pengje që kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme dhe të panjohura deri më tani.

Një konfirmim vjen edhe nga motra e Shanit, ajo ka shkruar në Instagram se “duhet të njoftojë vdekjen e motrës sime me pikëllim të madh”. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet.

Shani ishte 22 vjeçe dhe kishte një pasaportë të dyfishtë, gjermane dhe izraelite. Javët e fundit familja e saj i kishte bërë disa thirrje për ndihmë qeverisë gjermane.

Ditët e fundit e ëma e kishte njohur në një video. “Më është dërguar një video ku kam mundur të njoh vajzën time në një makinë, pa ndjenja, së bashku me një grup palestinezësh, teksa po kalonin rrugët e Gazës”, - tha Ricarda Lauk, e cila jeton në Izrael, në një video-mesazh.

Gruaja tregon një foto të vajzës së saj në videon e publikuar, duke kërkuar lajme të reja nga ajo. Kushëriri i saj tha për gazetën “Washington Post” se ai e njohu atë "nga tatuazhet e saj" në trup, kur ndodhej gjysmë e zhveshur në në kamionçinë e sapo rrëmbyer nga terroristët e Hamasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë