Kinema

Vdes aktori i ‘Game of Thrones’, John Stahl

Aktori i “Game Of Thrones”, John Stahl, ka vdekur në moshën 68-vjeçare, ka konfirmuar agjentja e tij.
Aktori skocez luajti rolin e Rickard Karstark në dy seri të serialit të famshëm “Game of Thrones”.
Ai ishte gjithashtu i njohur për interpretimin e Inverdarroch në telenovelën e gjatë “Take The High Road”.
Në një deklaratë, agjentja e tij Amanda Fitzalan Hoëard e përshkroi atë si “një aktor me aftësi të jashtëzakonshme dhe një njeri të fortë të teatrit skocez”.
Stahl, i cili ishte nga Sauchie, gjithashtu u shfaq në prodhime të shumta teatrale gjatë karrierës së tij, duke përfshirë shfaqjet në The Royal Shakespeare Company dhe The National Theatre.
Skenaristi skocez Peter May e kujtoi gjithashtu aktorin duke theksuar si ai kishte marrë pjesë së fundmi në dasmën e tij në internet.
Ai tha: “Tmerrësisht i trishtuar kur dëgjova se miku im i vjetër, John Stahl, ka vdekur. Kam shkruar kaq shumë skena për personazhin e Inverdarroch që ai portretizoi në ‘Take The High Road’. Vetëm kohët e fundit mora pjesë në dasmën e tij në internet. E pamë për herë të fundit në Adelaide, Australi, për një ribashkim argëtues. RIP John”.

Aktori John Stahl në serialin "Game of Thrones"

Shkrimtari Ian Rankin, më i njohur për romanet e tij Inspector Rebus, tha se kishte shpresuar të punonte sërish me aktorin pasi ai u shfaq në shfaqjen e tij Long Shadows, duke e përshkruar portretizimin e tij si “të tmerrshëm dhe karizmatik”.
Dramaturgu skocez dhe regjisori i teatrit David Greig e përshkroi atë si një “aktor vërtet të madh” dhe vuri në dukje se botës së teatrit skocez do t’i mungojë.
Ai shtoi se ishte një “anëtar i dashur i kompanisë” në shumë shfaqje skoceze, duke kujtuar rolet e tij në The Ëinter's Tale, Gagarin Way dhe shfaqjen e tij “Architect”.
Teatri Kombëtar i Skocisë bëri gjithashtu homazhe, duke thënë se ata ishin “thellësisht të pikëlluar” për këtë lajm.
Ata ndanë një foto të aktorit në Twitter dhe shtuan: “Ne ishim me fat që punuam me John në Mary Stuart dhe The James Plays.
“Vdekja e tij është një humbje e madhe për industrinë dhe do t’i mungojë shumë skenës. Mendimet tona janë me të dashurit e tij”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë