Rend dhe Ligj

Vdekja e minatorit në Martanesh, arrestohet brigadieri i firmës

Policia e Bulqizës ka arrestuar brigadierin e firmës, që kryente punime në minierë, ku mbeti i vdekur minatori Basri Xhafa, ditën e djeshme në një nga galeritë e Martaneshit

Në pranga ka rënë 40-vjeçari I. K., i cili sipas policisë nuk ka bërë punën e tij.

Mbi 40-vjeçarin rëndon akuza për mosmarrjen e masave të sigurisë në hapësirat mes kateve të galerisë ku punohej.

Sipas policisë, brigadieri I. K 40 vjeç nuk ka bërë punën e tij e për pasojë minatori Basri Xhafa me detyrë vagonist gjeti vdekjen pasi u rrëzua një ditë më parë në thellësi të tokës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë