Lajme

Vdekja e dy punëtorëve, ndalohet pronari i “Skela Syla”

Është vënë në pranga biznesmeni i njohur Petrit Syla, i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, nga rrëzimi i skelës nga pallati 14-katësh në kryeqytet.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lëshuar urdhërndalimi ndaj këtij shtetasi në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy punëtorë.

Pallati ku i shemb skela, Gazeta Si, 8 shtator 2019

46-vjeçari Petrit Syla është administratori i firmës “Syla”. Si pasojë e rrëzimit të skelës ku po punonin 5 punëtorë, dy prej tyre humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën.
Dy viktimat e ngjarjes së rëndë ishin të rinjtë Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, ndërsa të plagosur mbetën Genti Bardhi, Euglidios Lika dhe Altin Marku, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, investitori i firmës “Syla”, Ilir Bendo është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë