Lajme

Vdekja e dy punëtorëve, lirohet nga burgu administratori i “Skela Syla”

Petrit Syla, administrator i ‘Skela Syla’, është liruar sot nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Vendimi është marrë në orën 11:54 nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Artur Gaxhi, Flutura Skënderi dhe Gramoz Levanaj.
Petrit Syla ishte lënë në masën “Arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë, si i dyshuar për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.
Pasi u shpall fillimisht në kërkim, Syla u arrestua disa javë pas ngjarjes së ndodhur më 16 gusht 2019, ku në rrugën “Faik Konica”, si rezultat i rrëzimit të skelave të pallatit që ishte në rikonstruksion ndërruan jetë dy punëtorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë