Ngjarja e rëndë që ndodhi një vit më parë në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku 35- vjeçarja Aida Çajka humbi jetën, është rikthyer sërish në vëmendje.
Tre mjekë të QSUT-së, Besiana Hysi, Olvis Petre e Zamira Hysenaj, janë vënë nënë akuzë nga Prokuroria për ‘mjekim të pakujdesshëm’.
Mjekësia ligjore një vit më parë kur kreu ekspertizën për Aida Çajkën, gruan shtatzënë që vdiq bashkë me foshnjën e saj të palindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë deklaroi se Aida Çajka vdiq nga çarja e enëve të gjakut që furnizojnë shpretkën.
Familjarët e viktimës, akuzojnë mjekët për vdekjen e saj. Ata thonë se i kanë sorollatur në 3 spitale brenda 5 orëve.
Prokuroria ka dorëzuar dosjen në gjykatë dhe seanca paraprake pritet të mbahet më datë 17 korrik dhe gjithashtu ka kërkuar të pushohet akuza për mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”.
Sipas ekspertizës, ndaj nënës së dy fëmijëve, që priste të sillte në jetë një të tretë nuk është treguar kujdesi i duhur mjekësor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.