“Papunësia është rritur dhe shqiptarët duan të ikin nga vendi, ndërsa qeveria thotë se janë rritur vendet e punës”, deklaroi set kryetari i grupit Parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili në një konferencë për shtyp nga selia e LSI-së.
Vasili tha se “përkundrejt mashtrimit të kryeministri, ka disa shifra të vërtetë të palëvizshme që nuk mund të diskutohen, por të reflektohet. Janë mbi 1 milionë shqiptarë në tre vitet e fundit që aplikojnë për lotari amerikane dhe për fat të keq në këtë gjendje ndodhet e gjithë Shqipëria sepse dhe ata që kanë një vend pune, kanë humbur shpresën sepse është një vend i ku sundon krimi”.
Duke iu referuar një sondazhi të GLLUP, Vasili shtoi se “56% e shqiptarëve duan të ikin nga vendi, një indikator i tmerrshëm, pasi Shqipëria renditet e dyta në botë dhe Siria që është një vend i tmerrshëm renditet e 9-ta. Këto janë fakte që flasin qartë. Por dhe barometri i ri tregon se 50% e shqiptarëve duan të lënë vendin, arsye kryesore e këtij emigracionit masiv është besimi i pamjaftueshëm ndaj qeverisë dhe humbja e shpresës që do të punësohen në të ardhme.”
“Papunësia e të rinjve zyrtare është 28%, por realisht është me e lartë. Numri i trafikantëve është rritur. Numri i kriminelëve është rritur dhe dëshira dhe vullneti i qeverisë për t’i luftuar ata është ulur”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.