Politike

Vasili, akuza qeverisë: Grabiti miliona euro mes kontratave sekrete

Ish-kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama për korrupsion, sipas së cilit është bërë nëpërmjet kotratave të fshehura të nënshkruara nga qeveria.

Ai shton se korrupsioni është shfrenuar krejt dhe se qindra milionë euro grabiten nga qeveria përmes kontratave të klasifikuara gjoja sekrete prej saj për të eliminuar konkurencën, transparencën dhe arritjen e çmimeve sa më të ulëta dhe të leverdishme. “Qeveria ka bërë kontrata të tilla, gjoja sekrete plot 216 herë”.

Sipas Vasilit, dosjet klasifikohen sekrete për të eleminuar konkurrencën, ndërsa shton se pasi përcaktohen fituesit, më pas fshihet informacioni për mënyrat e prokurimit, çmimet, ofertat etj.

"Nga këto 236 kontrata të klasifikuara nga viti 2008 deri në vitin 2018, në periudhën e qeverisë së drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka pasur gjithsej 20 kontrata të klasifikuara. Kryeministri është përgjegjës direkt për kontratat sekrete të qeverisë, si vjedhje skandaloze!!! Thellohen frikshëm skandalet e qeverisë me grabitjen flagrante të parave publike”.

Ish-numri dy i LSI, thekson se çmimet e kontratave fillojnë nga 1.5 milionë euro “një kontratë e vetme për sigurimin e ndërtesës së Agjensisë së Informacionit. Është skandaloze që konsiderohet sekret një procedure e tillë e rendomtë sigurimi ndërtese. Skandaloze çmimi i saj, që do të justifikonte sigurimin e një ndërtese nga 100 milionë euro minimumi deri në 1 miliard euro maksimumi”.

Në postimin e tij në në Facebook, Vasili thotë se bëhet fjalë për kontrata të frikshme dhe i krahason ato me periudhën kur vendi drejtohej nga Sali Berisha.

“Ështe fakt se: nga këto 236 kontrata të klasifikuara nga viti 2008, deri në vitin 2018, në periudhën e qeverisë së drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka pasur gjithsej 20 kontrata të klasifikuara. Ndërsa gjatë periudhës 2013-2018 të qeverisjes së Edi Ramës, ka pasur gjithsej 216 kontrata të klasifikuara”.

Ai sshton se rekordin historik e mban viti 2018, me 76 kontrata të klasifikuara, kur Edi Rama rrembeu timonin dhe tepsinë për të grabitur paratë publike.

“Kjo vjedhje skandaloze e përmasave shumë të mëdha, ky shpërdorim dhe dhunim i procedurave e ligjeve të shtetit me efekt shumë të rëndë mbi financat publike, kërkon hetim dhe dënim pa asnjë hezitim. Por prokuroria shqiptare e kapur nuk lëviz as gishtin dhe drejtësia re u kap nga rilindja për të fshehur vjedhje të tilla”.

Zyrtari i LSI-së e mbyll komentin, në pritje të një shpjegimi nga ana e kryeministrit “për këtë vjedhje skandaloze”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë