Vende dhe Udhetime

Varrezat më të mrekullueshme për të cilat “ia vlen të vdesësh”

Të gjallët nuk janë të vetmit që shijojnë pamjet dhe peizazhe të mrekullueshme pasi dhjetëra varreza në botë cilësohen si mrekulli arkitekturore duke u vizituar çdo ditë nga mijëra turistë. Gazeta Si ju fton të njiheni me disa prej tyre.

Varreza e Hong Kongut

Varreza e Hong Kongut është një nga ato vende ku edhe të gjallët mbeten pa frymë. Tarracat prej guri ku janë vendosur varret janë jo vetëm një mrekulli arkitekturore por edhe një nga vend nga ku mund të vëzhgosh mbarë Hong Kongun.

Varreza e Sidneit

Të ndërtuara në zonën që i përkiste fillimisht banorëve indigjenë të Sidneit, varrezat në periferitë e qytetit të famshëm australian janë një nga destinacionet kryesore turistike që nga viti 1877. Të njohur për arkitekturën angleze dhe të vendosura në majë të një shkëmbi, varrezat e Sidneit të ofrojnë një pamje të mrekullueshme të Paqësorit.

Varrezat e Nju Jorkut

Varrezat më të mëdha të Nju Jorkut u hapën në vitin 1848. Pemët dhe hapësirat e kësaj varreze e bënë destinacionin e dytë më të madhe turistik të Amerikës në vitet 1860. Varrezat janë akoma një destinacion turistik edhe sot. Ato të ofrojnë një pamje të mahnitshme të Brooklyn dhe Manhattan.

Varrezat e Koyas

Varrezat më të mëdha të Japonisë nuk janë në qytetin e Tokios, por në pyjet e shenjta të malit Koya, dy orë në jug të Osakës. Pishat e lashta që qëndrojnë pranë varreve prej guri, statujat dhe shtigjet e pelegrinazhit i bëjnë këto varreza një mrekulli arkitekturore. Vetëm pak kilometra larg tyre ndodhet edhe tempulli më i madh i 200,000 murgjve Budistë.

Varreza Anne Brontë

Varreza Anne Brontë është një tjetër mrekulli arkitekturore që nuk duhet ta humbisni nëse vizitoni Anglinë. E ndodhur pranë një kishe gotike, ajo ofron pamje nga qyteti bregdetar i Scarborough. Ato u kthyen në një sensacion të vërtet turistik rreth shekullit të 18-të.

Varrezat e Père Lachaise në Francë

Varrezat e Père Lachaise në Francë janë vendi ku prehen të famshmit Oscar wilde, Edith Piaf, Gertrude Stein dhe Jim Morrison. Varrezat janë një mrekulli e natyrës dhe arkitekturës franceze dhe janë ndërtuar në një kodër, ku thuhet se Mbreti Louis XIV monitoronte luftimet mes ushtrive kundërshtare në luftërat civile të Francës 1648-1653.

Varrezat e Puerto Ricos

Varrezat e Puerto Ricos janë një nga mrekullitë e Oqeanit Atlantik. Ato ndodhen mes shtëpive shumëngjyrëshe të San Juanit të vjetëR, lagjes së famshme La Perla dhe fortesave spanjolle e shekullit të 16-të. Kjo varrezë koloniale spanjolle ka shërbyer si shtëpia e përjetshme më e madhe e Puerto Ricos që nga 1863-shi dhe mund të arrihet vetëm nga një tunel.

Varrezat e Nju Jorkut

E themeluar në vitin 1838 si një nga varrezat e para të vendosura në kopshte të mëdha në Amerikës, varrezat e Green-Wood u kthyen më vonë në një model edhe për ndërtimin e parqeve qendrore. Në ditët e para të saj, ajo ishte një destinacion kryesore turistik kombëtar, për qytetarët e Nju Jorkut. Në këtë varrezë prehen Leonard Bernstein, Jean-Michel Basquiat dhe Henry Chadwick.

Varrezat e Cincinnatit

Një epidemi e madhe e koleres e motivoi kryebashkiakun e Cincinnati në SHBA të ndërtonte Varrezat e Grovës në vitin 1844. Të frymëzuar nga varrezat e Parisit, ato u kthyen në një mjeshtri peizazhesh që tërheq vizitorë të pafundmë edhe sot.

Varrezat më të mëdha të Portlandit

Varrezat më të mëdha të Portlandit janë ndërtuar mes një hapësire të madhe të gjelbër prej 239 hektarësh. Ato janë të njohura për shtigjet e pyllëzuara dhe pellgjet paqësore. Në këto varreza ndodhet edhe një varr i stilit egjiptian dhe një tempull grek.

Varrezat e Philadelphias

Varrezat pranë kishës së më të madhe të Philadelphias janë po ashtu një nga destinacionet turistike në SHBA. Ato ofrojnë një pamje piktoreske të lumit Schuylkill dhe kopshte të mëdha të ndërtuara nga arkitekti skocez John Notman. Varrezat tërheqin vizitorët përmes aktviteveve të ndryshme si maratonat, shfaqet dhe lojërat e organizuara për Hallouin.

Varrezat e Ohios

Arkitekti i njohur Frederick Olmsted ndërtoi varrezat prej 223 hektarësh në Ohio pa e ditur se do të kthehen në një nga mrekullitë e shtetit amerikan.

Varrezat e Xhorxhias

Me varret shekullore që shtrihen nën lisat me myshk, varreza e Bonaventure është një nga pikat kryesore turistike të Xhorxhias në SHBA. Ato u bënë shumë te famshme nga romani ikonik i John Berendt, “Mesnatë në Kopsitin e Zotit dhe Djallit”. Varreza e Bonaventure u ndërtua në vitin 1846 për të nderuar ushtarët amerikanë që ndaluan masakrat ndaj afrikano-amerikanëve.

Varrezat e Hollivudit

Varrezat ku prehen yjet e Hollivudit, si Judy Garland, Mickey Rooney dhe Douglas Fairbanks, ka qenë një qendër kulturore në Los Angelos që në vitin 1899. Ato ndodhen ngjitur me studiot e “Paramount” dhe janë të njohura për koncerte, shfaqje, dhe festivalin vjetor të Hallouinit.

Varrezat e Hustonit

Varrezat e Houstonit shtrihen mes disa luginave mahnitësë duke ofruar një peizazh unik. Edhe ose të ndërtuara në një pjesë rurale të qytetit në vitin 1872, ato ndodhen tanimë në zemër të Houstonit.

Varrezat e Oklandit

Varrezat e Okland datojnë që në vitin 1850 dhe janë kthyer tanimë në një vatër historike të qytetit amerikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë