Shendet

Varianti Delta përjetohet më rëndë nga pacientët se variantet e tjera

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) ka paralajmëruar se varianti Delta tani është bërë dominuese në mbarë botën dhe “ka gjasa të jetë më i rëndë” sesa versionet e mëparshme të virusit, sipas një raporti të brendshëm të bërë publik të Hënën.
Kërkime shkencore të ndryshme në Kanada, Singapor dhe Skoci tregojnë se këtë fakt. Ekspertët e epidemiologjisë kanë shkruar në tre studime se ky variant është më i rrezikshëm edhe në përjetimin e sëmundjes nga pacientët. Mjekët që kanë trajtuar pacientët e infektuar me Delta përshkruan një shfaqje më të shpejtë të simptomave të COVID-19 dhe në shumë vende konstatohet një rritje e përgjithshme e rasteve serioze.
“Është e vështirë të përcaktosh nëse ka pasur rritje të ashpërsisë në një popullatë,” tha Lawrence Young, një virolog në Shkollën Mjekësore Warwick të Mbretërisë së Bashkuar.
Por ekspertët thanë se nevojitet studimi i sjelljes së një numri më të madh të individëve për të përcaktuar nëse një variant shkakton sëmundje më të rënda se variantet e tjera.
Përveç kësaj, ekziston edhe mundësia që shkalla e jashtëzakonshme e transmetimit të Delta po kontribuon gjithashtu në një numër më të madh të rasteve të rënda. Sipas raportit të CDC varianti Delta është aq ngjitëse sa lija e dhenve dhe shumë më ngjitëse sesa ftohja ose gripi i zakonshëm. Shane Crotty, virologe në Institutin La Jolla për Imunologji në San Diego, ka shkruar në një nga studimet se treguesi i qartë që varianti mund të shkaktojë sëmundje më të rënda vjen nga studimi i Skocisë, i cili zbuloi se varianti Delta afërsisht dyfishon rrezikun e shtrimit në spital në krahasim me një version të mëparshëm./Reuters/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë