Sociale

COVID19/ Rriten ndjeshëm infektimet 65 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4,471 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 65 qytetarë, në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 6 raste në Sarandë, 5 raste në Fier,  Elbasan, 4 raste në Shkodër, Vlorë, Vau i Dejës, Peqin, 2 raste në Has, Kavajë, 1 rast në Krujë, Korçë, Lezhë, Lushnje, Pogradec, Himarë, Kuçovë.
Ministria njofton se aktualisht janë 463 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Gjithashtu në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,291 që nga fillimi i epidemisë. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             175
Elbasan           64
Vlorë               43
Shkodër          40
Lezhë              34
Kukës              29
Fier                  27
Berat               23
Durrës             11
Korçë               11
Gjirokastër         6


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë