Bota mund të jetë i afër pasjes së shumë vaksinave kundër koronavirusit, por mutacionet që janë shfaqur po detyrojnë prodhuesit e vaksinave të rishikojnë edhe njëherë punën e tyre.
Vaksinat e prodhuara nga Moderna dhe vaksina e prodhuar nga Pfizer në bashkëpunim me BioNTech po përdoren gjerësisht në SHBA-në si dhe Europë dhe sipas studimeve edhe vaksinat e Johnson & Johnson dhe asaj të Novavax, duke fituar terren pasi ato janë provuar efektive kundër formave të hershme të virusit, duke hapur kështu rrugën për t'u aprovuar shpejt nga SHBA-ja dhe Britania.
Por studiuesit kanë dhënë këtë fundjavë lajmin e keq: mutacionet e reja duket se mund të "shpëtojnë" pjesërisht nga vaksinat, por edhe nga terapitë me antitrupa. Ato tani janë përhapur në Afrikën e Jugut dhe Brazil dhe kërcënojnë të përhapen me shpejtësi në të gjithë botën. Gazeta amerikane “Bloomberg” raporton sot se vaksina Johnson & Johnson tregoi 72% efikasitet në SHBA, por mbrojtja që ajo ofronte ra në 57% në studimet e kryera në Afrikën e Jugut. Përkatësisht, vaksina Novaxax tregoi 89%efikasitetin në Britani, por vetëm 49% në Afrikën e Jugut .
Këto rezultate të reja ofrojnë një tregues të qartë se vaksinat nuk do të jenë po aq efektive kundër të gjitha mutacioneve .
"Tani kemi rezultate klinike nga bota reale (sepse vaksinimet kanë filluar në popullatën e përgjithshme) dhe mund të shohim sfidat që paraqesin variantet e reja, " tha Anthony Fauci në një deklaratë .
Përhapja e shpejtë
Varianti i "Afrikës së Jugut" tashmë është përhapur shumë shpejt në të gjithë kontinentin Afrikan , dhe në të paktën 24 vende jashtë Afrikës. Ndërkohë, mutacioni "britanik" duket të jetë po aq ngjitës, dhe brenda një muaji tashmë është përhapur në 70 vende.
Ndërsa vendet në të gjithë botën po përpiqen të frenojnë përhapjen e mutacioneve duke zbatuar kufizime për udhëtimin nga shteti në shtet, historia ka treguar se kjo është pothuajse e pamundur.
Rezultatet nga Afrika e Jugut janë "më zhgënjyese", tha Eric Topol, drejtor në Institutin e San Diegos, i cili gjithashtu theksoi se studiuesit po shohim një rënie të qartë të efikasitetit të vaksinave përballë muatacioneve të reja.
Kjo do të thotë që njerëzit tani duhet të kthejnë vëmendjen e tyre dhe të punojnë në një vaksinë të re, ose për të forcuar vaksinën ekzistuese në mënyrë që të jenë efektive kundër mutacionit në Afrikën e Jugut, vëren Topol .
Kjo është një betejë që mund të zgjasë për një kohë të gjatë. Vaksinat që janë efektive tani mund të dobësohen dhe ta humbasin totalisht efektivitetin nëse nuk ndryshohen. Kjo mund të nënkuptojë që koronavirusi bëhet si virusi i gripit , i cili kërkon që njerëzit të vaksinohen çdo vit.
"Efektet janë alarmante," tha Peter Hotz, Rektor i Shkollës Kombëtare të Mjekësisë Tropikale në Londër, në një intervistë të enjten pas njoftimit të rezultateve për vaksinën Novavax.
"Të gjithë prodhuesit e vaksinave duhet të vendosin se si të vazhdojnë. Kompanitë farmaceutr ose mund të fillojë të punojë për një vaksinë të re, të ashtuquajtur bivalente, e cila do të përmbajnë dy elemente, përbërësit për fuqizimin e sistemit nimunitar si ndaj llojit origjinal të koronavirusit ashtu edhe ndaj varianteve të reja, ose ata mund të mbajnë vaksinat ekzistuese dhe të shtojnë dozën çdo vit për të krijuar antitrupa ndaj mutacioneve të reja”, shprehet eksperti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.