Shendet

Alimehmeti: Vaksina Moderna neutralizon edhe variantin e ri britanik dhe afrikano-jugor

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti shprehet se vaksina e kompanisë “Moderna” kundër Covid-19 arrin të neutralizojë edhe varianti britanik dhe atë nga Afrika e Jugut. Në një postim në profilin e tij në Facebook, ai thotë se kërkuesit e kompanisë “Moderna”, studiuan aftësinë e vaksinës mbi variante të ndryshme të SARS-CoV-2 dhe publikuan gjetjet më 25 janar 2021. Studiuesit e kompanisë farmaceutike sëbashku me Institutin Kombëtar të Shëndetit në SHBA, studiuan efektin edhe në njerëz edhe në majmunë makakë, duke dhënë përfundime shumë të mira. (postimi i plotë)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë