Politike

Varhelyi: Do dyfishojmë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor! Të jepen edhe 6 miliardë euro për rajonin

Nga Gazeta 'Si'- Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, kërkoi sot gjatë samitit që po mbahet në Tiranë, shtimin e fondeve nga partnerët financiarë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Dëshira që duhet të shpreh është për partnerët tanë financiarë, ku përveç 30 miliardë eurove ne kërkojmë edhe 6 miliardë të tjera, që e sjell të gjithë këtë në nivelin e fondeve strukturore të vendeve anëtare”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai tha se plani i rritjes është ambicioz, por theksoi më tej se “rajoni duhet të ecë përpara me shpejtësi vetëm me reforma”.

Varhelyi i bëri thirrje Bankës Europiane, BERZH-it dhe FMN-së për përshpejtimin e punës për shtimin e fondeve, duke shtuar se “jemi në fillimet e një ndryshmi rrënjësor por edhe shumë të shpejt në Ballkanin Perëndimor.”

Ai shtoi se vendeve të rajonit do t'u dyfishohen ekonomitë në 10 vitet e ardhshme.

“Edhe pse ne po afrojmë fundin e mandatit tonë dua të lëmë diçka pas, diçka serioze, diçka që të jetë e prekshme, diçka që të jetë e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm për zgjerimin.

Ky proces integrimi do të thotë që ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE, që do të thotë se edhe BE duhet që të ofrojë të gjitha përfitimet që sjell anëtarësimi përpara se vendet tuaja të bëhen shtete anëtarë të BE. Pra kjo është ideja jonë dhe që sjellim me planin e rritjes. Kemi besim që ju do merrni përfitimet e këtij plani, i cili ka mundësi që të kontribuoje në dyfishimin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor.

Tashmë për planin e rritjes të gjitha vendet e rajonit e kanë marrë në dorë dhe duan pronësinë e këtij plani. Rajoni duhet të ecë përpara vetë me shpejtësi dhe kjo do të thotë që të arrihen rezultat në ato reforma që e bëjnë këtë plan funksional. Ky plan do të funksionojë nëse aplikon rregullat e BE, në rast se ju pranoni  të gjitha këto rregulla dhe mund të bëheni pjesë e tregut përpara se ju të bëheni shtet anëtar”, deklaroi komisioneri Varhelyi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë