Vende dhe Udhetime

Varadero-Aty ku natyra ka bërë mrekullinë e saj

Në Kubë ka shumë plazhe tropikale me famë ndërkombëtare por Varadero është padyshim një nga më të famshmet në botë. Me një bukuri sublime, plazhi me rreth 22 kilometra vijë bregdetare, shtrihet në Gadishullin e Hicacos, në krahinën e Matanzas – Varadero. Uji i ngrohte, dhe rëra e bardhë, e bëjnë këtë pjesë të ishullit, një parajsë të vërtetë. Është një dhuratë nga natyra për të shijuar pushimet, sportin dhe aventurën.

Lundrimi në detin kristalor është një kënaqësi e pashembullt. Gjithashtu për pushuesit aventurier nuk do të mungojnë aktivitetet të tilla, si kite-surf.

Varadero është një destinacion pushimesh luksoze ku kultura, koha e lirë dhe natyra bashkohen për të ofruar më të mirën e Kubës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë