Futboll

VAR në Bundesligë: Arbitrat shpjegojnë vendimet në Twitter

Kush priste që aplikimi i VAR do të zhdukte polemikat në botën e futbollit, duhet të ketë mbetur i zhgënjyer. Në Gjermani, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka vendosur të bëjë një eksperiment duke i besuar Twitter-it ku një llogari, për saktësi ajo e arbitrave gjermanë, komenton në kohë reale motivet që kanë sjellë në vendimin e Var në çdo ndeshje e për çdo episod. Shpjegimi, për ndeshjet e Bundesliga e Zweite Bundesliga, mbërrin direkt nga salla kryesore e Var në Këln.

Ky është episodi i fundit i komentuar nga kjo faqe që i përket një goli të vlerësuar në sfidën mes Bochum e Aue pas kontrollit për një pozicion jashtë loje. Përkthimi: “Vendimi i arbitrit: gol. Motivi i testit: pozicion jashtë loje?. Vendimi finale: gol”. Në këtë mënyrë Federata Gjermane e Futbollit është sërish një hap përpara kundër polemikave.

https://twitter.com/dfbschiris/status/1320365530591731719

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë