Para

Valutat bien edhe me një pikë. Euro në prag të barazimit me lekun

Nga Gazeta ‘SI’ - Euro dhe valutat e tyre kanë humbur` përsëri nga një pikë kundrejt lekut, në 24 orë. Në kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro këmbehet me 101.4 lekë dhe 1 dollarë me 90.2 lekë.

Paundi britanik po ashtu ka pësuar një rënie të fortë, duke u këmbyer me 118 lekë.

Zhvlerësimi i euros ndikon në zhvlerësimin e shumë treguesve të tjerë financiarë në vend si monedha kryesore, që nga rezervat e Bankës, portofolet e bankave, depozitat dhe eksportet. Këto të fundit, një ditë më parë raportuan një rënie të vlerës me 17% vetëm në muajin qershor.

Rënia e euros vjen si pasojë e rritjes së flukseve hyrëse në këtë monedhë, kryesisht turizmi, investimet e huaja dhe të ardhurat e eksporteve. Ajo është pozitive në kahun e importeve, duke ulur kostot e produkteve të importuara në vend dhe presionet e jashtme inflacioniste.

Pak ditë më parë, kreu i departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë tha se ky është tashmë normaliteti i ri i kursit të këmbimit, që sigurisht do të vijojë rënien.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë