Lajme

Valë ndryshimesh në polici, ikin drejtorët në Vlorë dhe Fier

Valë ndryshimesh dhe zëvendësimesh mes drejtuesve të Policisë së Shtetit. Paraditen e sotme u njoftua zëvendësimi i drejtorit të Policisë në Vlorë, Gentjan Shehaj me Artion Dukën, i cili më herët ka qenë shefi i Uniformave Blu në Berat.

Shehaj është larguar nga detyra dhe është transferuar në Tiranë, ku është ngarkuar me një detyrë të re në Akademinë e Policisë. Shehaj drejtonte policinë e qytetit bregdetar nga viti 2017.

Por gjatë pasdites, ndryshimet në radhët e Policisë së Shtetit kanë vijuar. Mësohet se është firmosur nga kryepolici Ardi Veliu edhe largimi i drejtorit të Fierit, Albert Nushi.

Nushi është emëruar zv.drejtor për rendin dhe sigurinë publike në Elbasan, ndërsa drejtori i ri i Policisë së Fierit është komanduar zv.drejtori aktual  Andon Marko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë