Lajme

15 të arrestuar, 7 biznesmenë për mashtrim me skemën e TVSH (Emrat)

Policia e Tiranës në kuadër të aksionit kundër informalitetit, ka arrestuar të paktën 15 persona, mes tyre edhe biznesmenë mbrëmjen e të mërkurës, pasi akuzohen për mashtrim me skemat e TVSH-së.
Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me Hetimin Tatimor kanë kryer aksionin, ndërkohë që me çështjen po merret personalisht prokurorja Elisabeta Imeraj dhe Valentin Prenci. Mësohet se aksioni ka nisur prej ditësh dhe vijon ende.
Të arrestuarit janë ndërtues rrugësh dhe akuzohen se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në subvencione”, e cila sipas ligjit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në katër vjet.

Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit:
Besnik Pelivani, Astrit Lala, Haxhi Sala, Ardian Bejko, Mhill Ndreca, Rrapo Prodani dhe Shpresa Joanidhi. Po ashtu në pranga ranë Fatmir Firi, Paqsor Buzi, Vangjush Mbirce, Rabi Kurti, Riza Roshi, Rrapo Baduni dhe Albert Ahmeti. 15 personat e arrestuar akuzohen për krijim të skemave mashtruese me TVSH-në dhe fshehje të ardhurash.

Ndërkohë të dyshuar janë 50 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë