Rend dhe Ligj

Vajza shqiptare eskorta në Greqi, goditet rrjeti që i rekrutonte

Policia greke ka goditur një rrjet të dyshuar prostitucioni që rekrutonte vajza të reja, ku mes tyre ka pasur edhe vajza shqiptare që punonin si eskorta në Athinë.

Kreu i bandës me origjinë greke është arrestuar si dhe 13 të dyshuar të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme.

Gjatë operacionit u ndaluan 45 vajza, nga të cilat vetëm 15 ishin greke, ndërsa 30 prej tyre janë me kombësi shqiptare, ruse dhe rumune.

Hetuesit sipas gazetës greke “Kathimerini”, kanë gjetur prova se 45 femra kishin punuar për bandën vetëm në tre muajt e fundit, duke kryer një mesatare prej 30 “takimesh” në ditë me një tarifë minimale prej 130 eurosh.

Grupi vepronte duke punësuar të reja të moshës 20-vjeçare për t’u bërë shoqëri klientëve në lokalet e natës ose shtëpi të ndryshme private në kryeqytetin grek.

Takimet me klientët liheshin kryesisht nëpërmjet internetit. Në mesin e viktimave të tutorëve përveç femrave janë edhe meshkuj, kryesisht studentë.

Gjatë hetimeve, janë konfiskuar nga policia thuajse 5 mijë euro vlerë monetare, makina personale dhe dokumente ku kishte informacione rreth takimeve të vajzave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë