Trend

Vajza shfrenoni fantazinë! Këto janë trendet e bukurisë 2021

2020 ishte padyshim një vit i çuditshëm dhe me këtë, erdhi shfaqja e shumë tendencave të bukurisë që do të sundonin kudo. E gjithë ajo kohë në ambiente të mbyllura na bëri shumë më eksperimentues me pamjen tonë të bukurisë, por gjithashtu na detyroi të përqendroheshim më shumë tek sytë dhe për shkak të maskave.

Është padyshim një nga kohët më interesante në histori për industrinë e bukurisë (dhe gjithçka tjetër). Ne kemi ndryshuar mënyrën e grimit, mënyrën e përdorimit të produkteve dhe madje edhe mënyrën e blerjes së tyre dhe teknologjia po zhvillohet gjithnjë në të gjitha kategoritë. Pra, këto janë trendet kryesore të bukurisë që do të shohim në 2021, disa të egzagjeruara.

Thonj ekstremë

Thonjtë e tepruar deri diku u bënë viral në të gjithë botën, edhe gjatë izolimit të parë. Kjo falë artistëve të thonjve të cilët eksperimentuan si kurrë më parë gjatë izolimit.

Po për vitin 2021? Gjërat do të bëhen edhe më ekstreme dhe madje edhe pak abstrakte, me teknologjinë të përfshirë.

Make-up në veshë

Po të futesh në Instagram dhe Tik-Tok do të shikoni modele dhe vajza që bëjnë make-up në… veshë. Një vesh i veshur me vijëzime grafike, ngjyra të theksuara dhe madje edhe objekte të tilla si dhëmbë të rremë, figurina ose kristale të ngjitur në vesh. Martha Butterëorth

"Në një vit ku maska ​ është bërë normë për të gjithë ne, mendova se do të ishte interesante të zbukuroja veshët. Paraprakisht postova veshin tim të lyer për herë të parë disa muaj më parë dhe mora një përgjigje mjaft pozitive. Njerëzit filluan të bënin si unë dhe për një kohë të shkurtër pashë që tashmë ishte bërë një trend.” tregon Martha Butterëorth, stiliste dhe make-up artiste.

Sa më shumë flokë, aq më mirë

2020 ishte viti kur njerëzit filluan të shpreheshin me flokët e tyre edhe më shumë sesa në të kaluarën. Kjo është diçka që është ngritur vetëm për 2021, me shumë që punojnë nga shtëpia dhe përqafojnë gjatësi më të mëdha, vëllim të madh, lartësi të reja dhe forma skulpturore.

"Do të shohim më shumë njerëz me flokët e tyre kaçurrela dhe kjo më kujton flokët e mëdhenj të viteve '80, kaçurrela të shëndetshme dhe të fryra", thotë stilistja Kim Garduno.

"Njerëzit duan të shohin pak më shumë fantazi dhe dramë dhe si më mirë sesa me flokët mund ta tregojmë këtë?"

Vetulla të çrregullta

Epoka e vetullave të mirëmbajtura dhe tepër të pastra ka mbaruar. Për 2021, ne kemi filluar të shohim vetulla të çrregullta dhe artistike me një ndjenjë të ftohtë DIY (do it yourself) rreth tyre.

"E plotë, e errët dhe e çrregullt dhe mbase pak papërsosmëri këtu-atje është vetulla e re", shpjegon Jimena Garcia, estetiste.

"Bëni të duken sikur nuk i keni prekur për një vit, por kjo është një formë arti në vetvete. Një rrëmujë e organizuar është eleganca e re. Kjo që vjen nga rrëmuja e izolimit, për të mos u shoqëruar me pakujdesi, por me liri.”

Prandaj, harroni piskatoret. Në vend të kësaj, Garcia sugjeron të përqendroheni në kujdesin e lëkurës të vetullave, të tilla si shtresimi, serumet ose vajrat.

‘Skinimalism’

Bëhuni gati për të pastruar ​​në banjën tuaj, sepse një raft i sipërm i mbingarkuar tani është më shumë një koncept i vjetëruar.

'Skinimalism' është ideja e zvogëlimit të produkteve tuaja dhe rutina e tyre deri në disa artikuj të kujdesit të lëkurës me shumë përdorime. 'Skinimalism' ishte një nga tendencat kryesore të vitit 2021 të përshkruara në raportin vjetor të Pinterest Predict, pasi vit pas viti, kërkimet për "lëkurë të natyrshme” janë katërfishuar. Jo vetëm që dashamirët e kujdesit për lëkurën thjeshtësojnë rutinat e tyre, por ata po dyfishohen në qasjet DIY përpara, në vend se të kombinojnë 10+ serume, krem ​​hidratues, tonerë, maska ​​dhe më shumë.

Bukuria dixhitale

Me izolimin dhe gjithë kufizimet, market e bukurisë filluan të gjejnë mënyra për të treguar produktet e tyre. Kështu filloi dhe të kalonte cdo gjë në rrjetet sociale. Shumë marka krijuan modele 3D që njerëzit mund ti lyenin me produktet e markës për të kuptuar si janë produktet dhe sim und ta gjejnë atë që kërkojnë.

Bukuria e pastër

Tani që njerëzit kanë filluar të gjejnë vetë produkte dhe mënyra për tu kujdesur për fytyrën e tyre, tani kanë filluar duke kërkuar transparencë të asaj që hyn në produktet e tyre dhe kështu bukuria e pastër është bërë një nga tendencat më të mëdha gjithëpërfshirëse. Përtej kujdesit për lëkurën, kategoritë e reja të kujdesit për flokët, bojë për vetulla, buzëkuq dhe më shumë përputhen me vlerat ‘të pastra’.

Cat eye

Artistët e make-up të Dior, Chromat, Chloé dhe Valentino si Peter Philips dhe Pat McGrath transformuan plotësisht stilin në lyerjen e syve, me ngjyra të guximshme, gjatësi  dhe forma të reja. Është ndryshe të shohësh një siluetë klasike që fiton një popullaritet të tillë në një epokë të re dhe me gjeneratën e ardhshme të artistëve të make-up duke krijuar syrin mace në kristale, ngjyra neoni dhe forma me kuadrate.

"Përdorimi i maskave ka zhvendosur vëmendjen e make-up-it në sy", shpjegon artistja e make-up tëChanel, Fulvia Farolfi.

“Syri i maces është një element i shpejtë dhe argëtues i make-upit, mund të vizatohet në një mori mënyrash për t’u kombinuar me stilin individual, variacionet e ngjyrave dhe formave, retro ose futuristike.” thotë ajo.

Botoxi

Së bashku me kohën e kaluar në telefona dhe pajisje të tjera si takimet në Zoom dhe cdo gjë tjetër që ka kaluar online, gjithnjë e më shumë njerëz kanë qenë të interesuar për rregullimet kozmetike, por në veçanti për botox. Sipas një sondazhi të kryer nga Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë mbi qëndrimet e Amerikanëve ndaj kirurgjisë plastike pas Covid-19, gjatë pandemisë, 49 përqind e të anketuarve që nuk kanë bërë ndonjë operacion plastik thonë se kanë menduar të bëjnë një ndërhyrje në të ardhmen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë