Trend

Vajza e vellove shumëngjyrëshe

Çdo vajzë ëndërron të ketë veshjen e përsosur, unike në dasmën e saj por kjo vajzë e kaloi atë në një nivel krejt të ri, u martua me një veshje 'zjarri'!
Taylor Ann, një artiste amerikane, e dinte që nuk dëshironte të vishte vello të bardhë në ditën e saj të dasmës, kështu që vendosi t'i vinte aftësitë e saj në provë. Rezultati ishte diçka që ajo vetë nuk e priste, vello shumëngjyrëshe. Ajo që është edhe më e veçantë për këtë veshje është se ajo filloi një trend dhe karrierën e saj aktuale!
Që fëmijë, Taylor e dinte që gjithçka që ajo dëshironte të bënte ishte të krijonte gjëra dhe mund të tingëllojë çuditshëm por për shkak të një problemi shëndetësor që ajo kishte, nuk mundej as të lexonte apo shkruante kështu që arti ishte e vetmja mënyrë që Taylor kishte për  të shprehur mendimet dhe ndjenjat e saj.
Pasi dështuan shumë nga bizneset që ajo hapi, Taylor filloi të humbë çdo shpresë dhe po të mos ishte për këmbënguljen dhe shpirtin e saj luftarak, ajo sot nuk do të ishte një emër i njohur nga ndjekësit e modës.
Ajo vendosi të bëjë vetë, sipas stilit të saj, çdo gjë që i përket dasmës duke filluar nga ftesat, ambientin, lulet apo dhe flokët e saj. Në fund i erdhi rradha vellos e cila ishte perfekte në çdo aspekt, përveç një- ishte e bardhë!
Sado bukur të dukej fustani, thjesht nuk dukej sikur i përshtatej personalitetit të saj.
"Unë nuk e kisha idenë çfarë do të bëja, thjesht e dija se nuk e doja ashtu dhe në momentin e parë që e pashë, fillova të planifikoja çfarë mund të bëj." tha Taylor.
Ajo vendosi ta ngjyrosë dhe zgjodhi ngjyrat vjollcë sepse ishte e preferuara e saj, blu sepse ishte e preferuara e bashkëshortit, e verdhë për të nderuar gjyshin dhe e kuqja si një simbol i dashurisë. Edhe pse ajo nuk ishte e sigurt se do të funksiononte, ajo thjesht vazhdoi të pikturonte dhe përfundimi ishte mbreslënës.
Velloja dhe dita e dasmës ishin të përsosura dhe plot ngjyra, ashtu si e kishte imagjinuar ajo.

Muaj pas dasmës, Taylor ishte pa punë, çdo plan i kishte dështuar dhe ajo ishte gati të hiqte dorë nga arti i saj.
Por siç e dimë të gjithë, universi funksionon në mënyra misterioze dhe kësaj radhe nuk kishte përjashtim.
Një mëngjes, telefoni i Taylor ishte i mbingarkuar me njoftime dhe Taylor nuk po e besonte. Velloja e saj ishte në çdo rrjet social! Shumë shpejt, mijëra njerëz filluan t'i kërkojnë asaj të pikturonte fustanet e dasmave dhe ajo normal, pranonte.
Me shumë kreativitet dhe pak fat, Taylor ishte në gjendje ta bënte ëndrrën e saj realitet. Tani ajo zotëron studion e saj dhe biznesin e saj të vogël të veshjeve të pikturuara.
Aftësitë e Taylor i dhanë asaj mundësinë për të patur një karrierë shumë unike dhe talenti i saj tregohet përmes secilit fustan.


Burimi: BrightSide. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë