Trend

Vajza e atleteve që kandidon në zgjedhjet presidenciale

Kamala Harris, vajza e emigrantëve nga Xhamajka dhe India, ajo është gruaja e parë me ngjyrë që është pjesë e një partie të madhe presidenciale. Ajo është gjithashtu e para që vesh dukshëm atlete gjatë fushatës. Është një detaj i vogël, por është i lidhur me momentin më të madh kulturor në të cilin jetojmë.
"Atletet janë një formë këpucësh, një objekt që shumë gra mund t'i kenë në dollapet e tyre, "thotë Elizabeth Semmelhack, autorja e "Sneaker X Culture: Collab".
Tradicionalisht, ekziston një etike standarde për këpucët e grave që merren me politikë apo konferenca të ndryshme. Semmelhack beson se atletet e Harris sinjalizojnë veprimin.
"Atletet janë ekuivalente për të treguar se ajo është e gatshme të përveshë mëngët. Ato tregojnë që Harris "është një grua që do të veprojë, "thotë ajo.

Kamala Harris

Preferenca e Harris për atletet u pa për herë të parë vitin e kaluar kur ajo ishte në një konferencë për shtyp dhe kishte veshur "Converse Chuck Taylor All Stars".
“Unë vrapoj nëpër aeroporte me atletet e mia Converse. Kam një koleksion të tërë të Chuck Taylors: një palë atlete lëkure të zeza, një palë të bardha, kam llojin që nuk i lidh, llojin që nuk kanë dantella, llojin që vesh në mot të nxehtë, llojin që vesh në të ftohtë dhe lloji i platformës që më duhet kur kam veshur një kostum pantallonash." tha Harris për mediat.
Nick Engvall, themeluesi i kompanisë "Sneaker History" mendon se zgjedhja e atleteve nga Harris ndryshe nga veshja tradicionale që veshin politikanët mund të nënkuptojë se "ajo do të apelojë për të tjerët që të bëjnë atë që ndjejnë". 
Jeff Carvalho, bashkëthemeluesi i faqes së internetit  "Streetwear Highsnobiety", mendon se ato do ta "ndihmojnë atë të lidhet jo vetëm me një audiencë të moshës mesatare, por edhe me turmën e rëndësishme të gjeneratës së re.

Kamala Harris

Një grua biraciale, prindërit e së cilës u takuan ndërsa protestonin për të drejtat civile në Oakland në vitet '60, Harris po shkel në një peizazh politik ku, për shembull, 90% e Senatit është e bardhë.
Siç shkroi Bobbito Garcia në librin "Out of The Box", prodhuesit e kulturës së atleteve ishin kryesisht fëmijë me ngjyrë që u rritën në një epokë të vështirë ekonomike.
Carvalho mendon se lloji i atleteve që Harris zgjodhi është gjithashtu i rëndësishëm.
"Nëse ajo do të vishte një palë Yeezys, do të kishim një diskutim tjetër," thotë ai.
Burimi: The Guardian. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë