Filma

“Utopia”, pse ky vit është i mbushur me teori konspirative?

Shkencëtarët injorohen. Nxënësit sëmuren. Vaksinat ofrojnë shpresë. "Utopia" është një serial i ri televiziv aq i paramenduar saqë mendohet se koha e lançimit mund të ketë qenë vetë pjesë e një teorie konspiracioni.  Drama e realizuar nga  "Amazon Prime" përqendrohet në kërcënimin e një pandemie globale gripi. Një dorëshkrim grafik parashikon ngjarjet e tij dhe tregon një shkencëtar i cili krijoi një sëmundje të ngjashme me gripin për të ulur popullësinë në tokë. Kjo ide është marrë nga një libër komik që flet për një bandë, të cilët duhet të shkojnë në arrati për t'i shpëtuar armiqve të shumtë vrasës, me qëllim për të ndaluar këdo që sheh zbulimet e librit. Pasi kalojnë jetën e tyre duke dashur të deshifrojnë përmbajtjen e romanit grafik, ata tani kanë të vërtetën në duart e tyre, por  kjo mund të çojë në vdekjen e tyre.

Ndërsa redaktimi i Utopisë ishte përfunduar në Prill, pikërisht në kulmin e shpërthimit të koronavirusit në SHBA dhe Europë, aktorët kanë qenë gjatë gjithë kohës duke realizuar filmin.  Por diskutimi i paranojave të tij  nuk mund të jetë më aktual në një kohë kur njerëzit dalin në rrugë dhe janë të frikësuar. Pavarësisht nëse çështja është Covid-19, ndryshimi i klimës apo politika, duket sikur kurrë nuk kemi jetuar në një epokë më të mbushur me teori konspirative, ku këto rrëfime janë bërë një mënyrë për të shpjeguar problemet më të mëdha me të cilat përballet planeti ynë.

Rritja e rrjeteve sociale është padyshim çelësi i kësaj epoke të spekulimeve të errëta, pasi njerëzit gjithnjë e më lehtë mund të përhapin dhe të amplifikojnë dyshimet e tyre.

Një histori e paranoje

Apo ndoshta ne gjithmonë kemi qenë po aq të shpejtë për të mbështetur në rrëfimet e largëta në kohë dhe për të shpjeguar tragjeditë.  Historia na tregon se kur ka një moment tensioni shoqëror, atëherë ka një mori teorish konspirative që kërkojnë të fajësojnë organizatat nëntokësore, një elitë globale ose grupe të caktuara fetare. Dhe aty ku kanë lindur teoritë e konspiracionit, kinemaja dhe TV kanë qenë gjithmonë të shpejta për t'u ndjekur.

Histori të ndyshme kanë sjellë filma si "The Twilight Zone" (1959-64) në "The Manchurian Candidate" (1962).

Pastaj, në vitet 1970, pasojat nga skandali Watergate (i cili me ironi përqendrohej te një president, Richard Nixon, i cili nxiti një mosbesim ndaj elitave) kapi imagjinatën e publikut dhe çoi në një valë krejt të re të thrilleve konspirative për ngjarjet e këqija në korridoret e qeverive.

Në vitet 1990 dhe në fillim të Noughties, teoritë e konspiracionit ishin në themel të dramës në shfaqjet kryesore por ato shmangën veçanërisht rreziqet reale dhe të pranishme ose mizoritë akoma në kujtesën e publikut. Sidoqoftë, vitet e fundit po shohim gjithnjë e më shumë drama  televizive. Në vitin 2020, sidoqoftë, asnjë nga këto shfaqje nuk përshtatet më mirë se sa "Utopia", duke parë bandën kryesore të shfaqjes nxjerr gjenezën e ndikimit të një virusi në shoqëri dhe mënyra se si ai u zhvillua në një laborator.

Xhirim  i Utopisë, i shkruar nga autori i Gone Girl, ndryshon elementet e paraardhësit të tij britanik për ta bërë serialin më të rëndësishëm për një audiencë globale.

Dhuna e stilizuar në këtë film, duke përfshirë një skenë të tmerrshme torturash tërheqëse për sytë zgjerohet më tej me teoritë e konspiracionit që besohen mes personazheve të tyre kryesor.  Ky varg besimesh i mundëson Utopisë t'u tërheqë të gjithëve, nga adhuruesit e flaktë të teorisë së konspiracionit deri te cinikët e teorisë së konspiracionit.

"Utopia ka një grup njerëzish që përfshihen me teori me konspiracionin dhe teorinë e konspiracionit ”, thotë regjisori Michael Butter, duke treguar mënyrën në të cilën gjeneza e teorisë së saj kryesore të komplotit në një libër komik ofron një shkelje syri se si kultura popullore pengon teoricienët e konspiracionit.

Sipas regjisorit, Utopia tregon se teoritë e konspiracionit janë akoma të njohura dhe tërheqëse dhe në të njëjtën kohë ato stigmatizohen si diçka për argëtim, për lojëra, për libra komik apo çfarëdo tjetër."

Rryma e qëndrueshme e argëtimit të bazuar në konspiracion që është shfaqur kohët e fundit (përfshirë dokumentarë si Netflix's A Perfect Crime, në lidhje me vrasjen e vitit 1991 të politikanit gjerman Detlev Karsten Rohwedder) gjithashtu mund t'i detyrohet shumë faktit që ne jetojmë në një botë kaq të prirur për rrëfime konspirative.

"Populizmi ka një mënyrë për të thjeshtësuar botën dhe për të thjeshtuar konfliktin shoqëror dhe pastaj të sigurojë përgjigje shumë të thjeshta që zakonisht nuk funksionojnë. Ne e dimë nga shumë studime se ka shumë mbivendosje midis njerëzve që tërhiqen nga politikanë dhe lëvizje populiste me njerëz që besojnë në teoritë e konspiracionit. Është një ironi që atje ku dikur teoritë e konspiracionit kishin për qëllim institucionet më të fuqishme të shoqërisë, ato tani po shfrytëzohen nga të fuqishmit, si një mënyrë për t'u lidhur me votuesit e zhgënjyer, të cilët mund të jenë ndier më parë të injoruar nga politika kryesore" shprehet regjisori Butter.

John Grohol, psikolog dhe themelues i faqes në internet "Psych Central", i sheh teoritë e konspiracionit si një mënyrë që disa mund të marrin kuptimin e ngjarjeve madhore pa sfiduar botëkuptimin e tyre. "Unë besoj se jo vetëm që japin pak rregull, por ata përpiqen dhe japin kuptim për diçka që nuk duket se ka ndonjë kuptim. Kështu që, për shembull, nuk duket se ka ndonjë kuptim që terroristët të fluturojnë me aeroplanë në ndërtesa shumë të larta. Para se të ndodhte 11 shtatori, kjo nuk imagjinohej kurrë" thotë ai.

Më tej psikologu shton se studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që kanë më shumë frikë dhe ankth kanë më pak ndjenja të perceptimit të kontrollit mbi situatat, e sipas tij njerëzit me këto lloje të tipareve priren të besojnë më shumë në konspiracione".

Në trillim, në mënyrë të barabartë, dramat e teorisë së konspiracionit shfrytëzojnë ngjarjet dhe çështjet nga të cilat kemi më shumë frikë dhe kështu ndodhi që ndryshimi i klimës, kontrolli i popullsisë dhe shkenca e parregulluar ishin në krye të agjendës së lajmeve kur u prezantua për herë të parë Utopia.

"Shfaqjet si Utopia u pëlqejnë njerëzve që i shikojnë me ironi," thotë Butter.

Cilado qoftë përgjigja e audiencës ndaj Utopisë, prodhuesit e saj duhet të shpresojnë që tema e saj të ketë një tërheqje të fuqishme në vitin 2020. Për disa, mund të jetë paksa afër shtëpisë: por për të tjerët, komplotet  e pandemive të largëta thjesht mund të na ngushëllojnë, duke pasur parasysh se pandemia jonë në jetën reale, ende pret kaq shumë shpjegime.

Burimi:BBC/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë