Keshilla

Ushtrime që do t’ju transformojnë në vetëm 4 javë

Më poshtë keni një sërë ushtrimesh që do ta transformojnë plotësisht trupin tuaj në vetëm 4 javë. Ju nuk do të duhet të shpenzoni para në një palestër dhe pajisje të posaçme - gjithçka që ju nevojitet është vullneti dhe 10 minuta në ditë.

Dërrasë


Si ta bëni: "Dërrasa" është një ushtrim isometrik (statik) ku duhet të mbani trupin tuaj në mënyrë korrekte. Ndiqni shembullin e mësipërm.
Rezultatet: Nëse bëhet si duhet, stërvitja jep rezultat në zonën e krahëve këmbëve dhe kofshëve. Gjithashtu tonifikon muskujt.

Pozicioni shtytës.

Pozicioni fillestar është me krahë të drejtë. Sigurohuni që shpina, legeni dhe këmbët të formojnë një vijë të drejtë. Pastaj ngadalë kthehen në pozicionin fillestar.
Rezultatet: Forcon gjoksin, krahët dhe muskujt e barkut.

Ushtrimet e muskujve të kofshëve


Si ta bëni: Qëndroni në krahët dhe këmbë, shtrini këmbën tuaj të majtë dhe krahun e djathtë në vijë të drejtë. Pastaj ngadalë bashkoni bërrylin tuaj të djathtë në gjurin tuaj të majtë. Drejtoni përsëri, pastaj ndryshoni krahun dhe këmbën.
Rezultatet: Gjithashtu forcon shumicën e muskujve mbrapa, kofshëve dhe belit.

Pozicioni i përkuljes


Si ta bëni: Vendosni këmbët tuaja në gjerësinë e shpatullave. Bëni sikur uleni në një karrige, me gjunjë dhe këmbë në të njëjtën linjë, ndërsa shpinën mbajeni drejtë. Ju mund të mbani ekuilibrin duke ngritur krahët. Pastaj ngrihuni sa më ngadalë që mundeni.
Rezultatet: Forcon muskujt e kofshëve dhe këmbëve.

Ushtrimi për muskuj


Si ta bëni: Shtrihuni në shpinë me krahët e shtrirë mbi kokën tuaj dhe gjunjët e mbledhur. Ngadalë ngrini trupin dhe me krahët tuaj prekni këmbët. Pastaj ngadalë kthehuni në pozicionin fillestar.
Rezultatet: Forcon muskujt në të gjithë trupin


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë