Lajme

Ushtria kineze po përfiton nga puna e Google

Një gjeneral i lartë i Shteteve të Bashkuara tha të enjten se ushtria kineze është duke përfituar nga puna që Google ka bërë në Kinë, ku gjiganti i teknologjisë ka një prezencë të madhe. "Ne shikojmë me shqetësim të madh kur partnerët e industrisë punojnë në Kinë duke e ditur se ka përfitim të tërthortë", tha gjatë një seance të Senatit të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura, gjenerali Joseph Dunford, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. "Termi " indirekt" nuk mund të jetë një karakterizim i plotë i mënyrës se si është, është më shumë një përfitim i drejtpërdrejtë për ushtrinë kineze", tha ai.

Vitin e kaluar Google tha se nuk po konkurronte më për një kontratë prej 10 miliardë dollarësh me Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së, pjesërisht sepse udhëzimet e reja etike të kompanisë nuk përputhen me projektin. Në qershor, Google tha se nuk do të ripërtërijë një kontratë për të ndihmuar ushtrinë amerikane të analizojë imazhet e avionëve.

Në të njëjtën kohë, Google tha se nuk ka plane për të rifilluar një motor kërkimi në Kinë, megjithëse vazhdon të studiojë idenë. Gjatë seancës, senatori republikan Josh Hawley kritikoi ashpër kompaninë e teknologjisë, duke iu referuar asaj si "një kompani gjoja amerikane".

Kompanitë e teknologjisë kohët e fundit kanë qenë një objektiv i preferuar i shumë anëtarëve të Kongresit të SHBA, të cilët i kanë kritikuar për një sërë çështjesh si privatësia, puna në Kinë dhe lejimi i ndërhyrjeve të huaja në zgjedhjet e SHBA.
Ligjvënësit, por dhe vetë punonjës të Google, kanë ngritur shqetësime se kompania do të pajtohet me politikat e censurës dhe mbikëqyrjes së Kinës në internet nëse ai hyn në tregun e motorëve të kërkimit të kombit aziatik.

Shefi Ekzekutiv i Google, Sundar Pichai ka thënë më parë se kompania ka investuar në Kinë për vite me radhë dhe ka në plan të vazhdojë ta bëjë këtë, por kompania po vazhdon të punojë me qeverinë e SHBA për projektet në kujdesin shëndetësor, sigurinë kibernetike dhe fusha të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë