Bota

Ushtria izraelite paralajmëron: Hezbollahu po e tërheq Libanin në luftë

Nga Gazeta 'Si'-Ushtria izraelite akuzoi lëvizjen shiite libaneze Hezbollah se kërkon përshkallëzim ushtarak në kufirin midis dy vendeve, duke rrezikuar të tërheqë Libanin në luftë pas shkëmbimeve të reja të zjarrit midis Izraelit dhe luftëtarëve të grupit.

“Hezbollahu po sulmon dhe po e tërheq Libanin në një luftë nga e cila nuk do të fitojë asgjë, por nga e cila rrezikon të humbasë shumë”, paralajmëroi zëdhënësi ushtarak izraelit, Jonathan Cornikus në një postim në platformën X.

Tensionet në kufirin midis Izraelit dhe Libanit u përshkallëzuan më tej të shtunën pas përleshjeve që vranë gjashtë luftëtarë të Hezbollahut. Xhihadi Islamik Palestinez foli nga ana tjetër për vdekjen e një prej anëtarëve të tij.

Nga ana izraelite, ushtria njoftoi se tre ushtarë u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

“A është vërtet shteti i Libanit i përgatitur të rrezikojë atë që ka mbetur nga prosperiteti dhe sovraniteti libanez për të mirën e terroristëve të Gazës, Shtetit Islamik të Gazës?”, pyeti Conricus.

“Është një pyetje që autoritetet libaneze duhet ta bëjnë dhe t’i përgjigjen,” shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë