Keshilla

Ushqimi që konsumohet më shumë në të gjithë botën

Orizi qëndron në majën e "piramidës botërore" si ushqimi më i konsumuar në mbarë globin.

Kjo nuk është një surprizë pasi shumica e vendeve aziatike kanë orizin si ushqimin e tyre kryesor. Po flasim për rajone të tilla si Kina, India, Indonezia, Singapori dhe Malajzia. Të gjitha këto janë gjerësisht të njohura për gamën e tyre të gjerë të gatimit të orizit, prej orizit të thjeshtë deri në oriz të avulluar dhe më shumë. Orizi është në të vërtetë një ushqim historik.

Për herë të parë ai është përdorur si ushqim në Azi, ku konsumohet prej së paku 10 mijë vitesh dhe akoma sot përbën bazën ushqimore për miliona njerëz. Përshtatshmëria e tij me terrenet dhe temperaturat e ndryshme ka bërë që ky ushqim të ketë sukses në çdo cep të botës.

Sot, orizi dhe orizi i zi tregtohen në shoqërinë perëndimore për shkak të përfitimeve të shumta për shëndetin. Orizi është ndër drithërat më të rëndësishëm sa i përket vlerës së kalorive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë