Keshilla

Ushqimi që duhet t’i thoni JO në darkë

Nëse në mëngjes dhe në drekë zgjidhni ushqime kalorike në mënyrë që të keni energjinë e duhur për të nisur dhe përballuar ditën, në darkë duhet të zgjidhni një vakt ushqyes në vitamina dhe minerale, të ketë yndyra të ulëta dhe të ofrojë një ngopje.
Mirëpo kur ju zgjidhni ekuilibrin e gabuar të ushqimit, atëherë kjo do të bëjë që stomaku juaj të kërkojë sërish ushqim që pa pirë ende kafen e pasdites.

Por cili është ushqimi që dieotologia Keri Glassman këshillon ta shmangni në vaktin e darkës? Sipas saj, të hash një hot-dog, hamburger, apo çdo lloj ushqimi me mish të përpunuar për darkë mund të jetë një ndër gjërat më të këqija për t’u ngrënë në vaktin e fundit të ditës. Jo vetëm që mishi i përpunuar ka përmbajtje të lartë natriumi, por edhe sepse të tilla ushqime janë të pasura me yndyra të ngopura (yndyrë e cila e bën stomakun më të madh).
Sa më larg t’u qëndroni ushqimeve me mish të përpunuar si salçiçet, aq më shumë do t’ia shtoni shanset vetes për t’u rrezikuar nga sëmundjet e rënda të zorrës së trashë, por edhe nga ato të zemrës. Nëse deri tani i ke rënë shkurt darkës dhe e keni zgjidhur me një hot-dog “të thjeshtë”, në fakt keni bërë gabimin më të madh për shëndetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë