Treg

Ushqimet rritën inflacionin në shtator

Të dhënat e INSTAT tregojnë se konsumi është gjallëruar në shtator krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar dhe me muajin gusht.

 Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Shtator 2020 është 2,3 %.

Në rritjen e inflacionit kanë ndikuar më shumë çmimet e rritura të ushqimeve të pasuara nga transporti.

Në krahasim me muajin gusht inflacioni është rritur me 0,5 %.

Ndryshimi është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve  të ushqimeve.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë