Keshilla

Ushqimet që po abuzuam shkaktojnë probleme shëndetësore

Gjithkush e di se çdo ushqim dhe ilaç mund të jetë i dobishëm nëse nuk hani ose nuk merrni shumë nga sa duhet. Dhe nëse bëni të kundërtën, pasojat mund të jenë të tmerrshme.

Më poshtë keni një listë me ushqime të cilat po të tejkalohet sasia mund të shkaktojnë probleme me shëndetin.

Salce soje

Në vitin 2013, një i ri nga SHBA vuri një bast se ai mund të pinte një shishe salcë soje. Por ai  humbi vetëdijen. Mjekët e diagnostikuan atë me dehidratim të rëndë dhe një sasi të tepruar të natriumit. Ky çekuilibër është i rrezikshëm sepse mund të shkaktojë goditje cerebrale.

Çaj

Në vitin 2014, një 56 vjeçar u shtrua në spital për shkak të dhimbjeve të forta në veshka, dhimbje e shkaktuar nga çaji i ftohtë. Siç doli, ai pinte rreth 16 gota çaj në ditë gjë që e çoi në këto pasoja të tmerrshme. Veshkat e tij u dëmtuan nga oksalata - një kimikat që është i pranishëm në çajin e zi. Për të shmangur këto pasoja, nuk duhet të pini më shumë se 6 gota çaj të zi në ditë.

Arrëmyshk

Nëse hani një arrëmyshk nuk ka asnjë problem, por nëse hani më shumë se 2 mund të shkaktojë halucinacione.

Sodë

Pijet e ëmbla përmbajnë shumë sheqer. Dhe sheqeri është përbërësi më i keq për shëndetin e njeriut.

Ton

Shumë njerëz e dinë se konsumimi i tonit më shumë se sa duhet mund të jetë e rrezikshme, por pak e dinë se çfarë do të thotë me të vërtetë "shumë". Disa lloje tonesh përmbajnë merkur më shumë se të tjerët. Pra, nëse pesha e një personi është 70 kg , atëherë ata nuk duhet të hanë më shumë se 36 gram në 9 ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë