Keshilla

Ushqimet që ju dëmtojnë dhëmbët

Ka një sërë ushqimesh që njihen si armik i dhëmbëve, duke nisur nga sheqernat, pijet joalkoolike, pijet energjike për shkak se përmbajnë shumë sheqer, turshitë, frutat e thata etj.

Ja disa ushqime nga të cilat duhet të keni kujdes:

Sheqerkat, karamelet - Sheqerkat e forta mund të ngjiten në sipërfaqen e dhëmbit dhe u duhet shumë kohë që të shpërbëhen, kështu që janë shumë të dëmshme për dhëmbët.

Agrumet -Vitamina C në portokall është e shkëlqyer për ruajtjen e kolagjenit në mishrat e dhëmbëve, por nëse e teproni, agrumet mund të zbusin dhe të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve tuaj, i cili nuk mund të ripërtërihet. Kini parasysh, kur konsumoni agrume, pini një gotë me ujë dhe pas 20 minutash lani dhëmbët.

Turshitë - Ndonëse turshitë janë ushqimi i preferuar për shumë prej nesh, duhet  të dimë se acidi i tyre mund të dëmtojë shtresën mbrojtëse të dhëmbëve tuaj. Gjithashtu, sallatat zakonisht përmbajnë sheqer, i cili kontribuon në dëmtimin e dhëmbëve.

Pijet e gazuara - Një shishe me lëng të gazuar ka 39 gramë sheqer - kjo është gati dhjetë lugë çaji! Por ky nuk është problemi i vetëm. Ka shumë acid, acidi i tepërt prish smaltin.

Frutat e thata - Frutat e thata shkaktojnë kanë të njëjtën përmbajtje sheqeri si dhe karamelet. Kjo do të thotë se sheqeri ka formulën e përsosur për dëmtimet e dhëmbëve.

Bajamet - Bajamet janë shumë të shëndetshme, por edhe shumë të rrezikshme për dhëmbët tuaj. Për shkak se janë tepër të forta, dhëmbët tuaj mund edhe të plasariten gjatë ngrënies së tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë