Keshilla

Ushqimet që duhet të konsumoni në vjeshtë

Është shumë e gjatë lista e ushqimeve që mund të konsumohen në këtë sezon, kjo për shkak se shumë prej produkteve janë të freskëta, dhe për të pasur një regjim të shëndetshëm gjithmonë duhet të përdorim produktet e freskëta të sezonit.

 Por cilat janë ushqimet që duhet t’i keni patjetër në tryezën tuaj? Hidhni një sy listës më poshtë.

Mollet – Janë te pasura me vitamina  dhe kane nje funksion shume te mire antioksidues. Gjithashtu kanë shume pak kalori.

Kërpudhat – Nuk përmbajnë yndyrna por na japin shume energji. Janë te pasur me  ujë dhe me elemente te rëndësishme për kockat.

Portokalli – Na jep shume vitamina C dhe janë plot me avonoid , i cili stimulon prodhimin e koleagjeneve duke forcuar shtratin lidhës.

Spinaqi – Janë te pasur me kripëra natyrale dhe janë një laksativ shume i mire. Te ndihmojnë për muskujt dhe bëjnë mire për zemrën

Gështenjat – Ndihmojnë ne rregullimin e zorrëve

 Kaki – Janë pastrues te mire te organizmit. Përmbajnë shume vitamina C dhe rregullojnë shume energjinë, janë ideale nëse bëjmë sport.

Ulliri  - Është një frut me kalori, por qe ka shume cilësi dhe kundër kancerit. Mund te hamë pa ekzagjeruar nëse kemi probleme me peshën.

Lajthia – Te mbron nga kanceri i gjirit  sepse janë te pasura me Omega-3, ndihmojnë ne tretjen e ushqimit.

Kungull – Nga kungulli nuk hidhet dhe farat sepse janë të shëndetshme. Është shumë i mirë për strat e lëkurës si dhe shumë distik, pasi ju mban të ngopur gjatë gjithë kohës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë