Keshilla

Ushqimet që duhet të konsumoni në këto ditë të ftohta

Është shumë e rëndësishme të dini çfarë duhet të zgjidhni në këto ditë të ftohta të janarit. Më poshtë ju kemi renditur disa ushqime që duhet t’ju shoqërojnë në këto ditë, për të qenë sa më të shëndetshëm.

Niseni mëngjesin me një çokollatë të ngrohtë
Një studim i publikuar në Journal of Immunology Research tregon që rruazat e kuqe të gjakut janë më pak të prekshme nga radikalet e lira pas konsumit të një pijeje me kakao të pasur me flavonoide.

Supa e pulës
Thonë se supa e pulës është e mirë për shpirtin. Duhet shtuar se është e mirë edhe për trupin gjithashtu, pasi është një nga gatimet më të mira për të luftuar gripin.
“Ka veti anti-virale, plus që ju bën të ndiheni më mirë kur jeni pak të dobët ose keni të ftohtë”, thotë Sophie Michell, shefe gatimi dhe autore e shumë librave për gatim, nga veriu i Londrës,

Lakra Brukseli
Këto lakra të vogla do t'ju ndihmojnë të përballoni të ftohtin. Përveç që kanë fibra dhe fitonutrientë të dobishëm, kanë dhe shumë vitaminë C me 74.8 miligramë për një filxhan. Ajo nuk do të parandalojë plotësisht rrufën, por është vërtetuar që shkurton kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes. Me pak vaj ulliri do të zbutet edhe shija pak e hidhur e këtyre lakrave.

Agrumet
Duke përfshirë limonin apo portokallin lëngu i tyre gjatë dimrit mund të shtojë “dritën e diellit”. Agrumet janë të pasura me vitaminë C, ku një portokalli mesatare jep më shumë se 100 për qind të dozës tonë ditore.

Fasulet
Fasulet janë një burim i mirë hekuri dhe bakri. Duke ngrënë disa lugë me një supë apo gjellë të gatuara me to, ndihmon muskujt të përdorin më shumë oksigjen dhe sistemi imunitar forcohet. Një pjatë përmban mesatarisht nga 15 gramë proteina dhe fibra. Ndryshe nga ushqimet proteinike shtazore, fasulet e zeza pothuajse nuk përmbajnë yndyrna të pangopura.

Tërshëra
Kur ftohet, është koha ideale për tërshërë. Tërshëra, që shitet kudo, është një drith i plotë, kështu që do të japë dozën e duhur të fibrave dhe proteinave bimore duke të ngopur që në pjatën e parë. Ajo përmban një amidon të fuqishëm që quhet beta-glucan. Studimet kanë vërtetuar që vetëm 3 gram në ditë me beta-glucan mund të ulin nivelin e kolesterolit të keq nga 5 në 10%.

Mjaltë
Mjalti përmirëson sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant. Ai ka veti antibakteriale dhe antivirale që e bëjnë mbështetësin ideal të imunitetit.

Dardhat
Dardhat e freskëta janë një burim i madh fibrash (edhe më shumë se mollët), që ju mbajnë të ngopur dhe e kanë sezonin e tyre nga gushti deri në pranverën e hershme. Një dardhë mesatare përmban 84 cal, 0 gr yndyra, 23 gr karbohidrate, 14 gr sheqer, 1 mg sodium, 5 gr fibra, 0 gr proteina.

Mandarinat
Këto fruta të vogla, janë më të përshtatshme për t’u marrë me vete dhe për t’u qëruar shpejt e shpejt. E kanë sezonin nga nëntori deri në shkurt. Për një mandarinë mesatare: 35 cal, 0 gr yndyra, 9 gr karbohidrate, 7 gr sheqer, 1 mg sodium, 1 gr fibra, 1 gr proteina


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë