Treg

Ushqimet kanë rritur inflacionin vjetor të qershorit

Por, kanë ulur inflacionin krahasuar me muajin maj

INSTAT ka raportuar se inflacioni i qershorit ishte 1,8% ose 0,5 pikë përqindjeje më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në 2019-ën ky ndryshim ishte 1,3 %.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe  çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë”.

Më pak kanë kontribuuar çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme”, çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor”. Ndërsa negativisht kanë ndikuar çmimet e grupit “Transporti”,“Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti”.

 Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Qershor 2020, krahasuar me Maj 2020 është -0,6 %.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2020, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 1,5 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2 % dhe “Transporti” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit“ Argëtim dhe kulturë” u rritën me 0,8 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,3 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili.

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë