Politike

Urimet e të huajve për qeverinë, Patozi: Provë se çfarë i ka bërë opozitës treshja Basha-Berisha-Meta

“Për të kuptuar se çfarë i kanë shkaktuar opozitës treshja Basha-Berisha-Meta mjafton të shikosh se me çfarë shpejtësie, me çfarë sinkronizimi dhe me çfarë dashurie i shprehën urimet qeverisë së re të gjithë aleatët strategjikë të Shqipërisë” komentoi ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, duke kujtuar se është  i njëjti kryeministër, si më 2013, ashtu edhe më 2017

Patozi mbetet gjithashtu i mendimit se në vend volitet një pol i tretë politik.  

“...Kam bindjen se rruga e vetme për ta përfaqësuar atë masë racionale njerëzish që refuzojnë qeverinë, por ndjehen të zhgënjyer, tradhtuar, madje edhe të turpëruar nga kacafytja që po ndodh në Partinë Demokratike është krijimi i një poli tjetër opozitar, që të mos ketë asnjë lidhje me atë proces rrënues, që po shtyhet fort sot vetëm për motive personale.

Ne nuk kemi nevojë të mblidhemi rrotull ndonjë udhëheqësi të lavdishëm. Shqipërisë i duhet një projekt politik që të përbashkojë parti, shoqata apo dhe personazhe të jetës publike, të cilët duhet të angazhohen për një mënyre të re të të bërit politikë, në kontrast të fortë me kryetarokracinë, sëmundjen e rëndë që po gërryen sot Partinë Socialiste në pushtet, dhe Partinë Demokratike, në opozitë”, është shprehur Patozi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë