Futboll

Uragani Kejn pushton Bundesligën, gol dhe asist për sulmuesin anglez të Bajernit

Gazeta Si - Bundesliga 2023/2024 është hapur me sfidën mes Verder Bremenit dhe Bajernit të Mynihut. Në ‘Weserstadion’ skuadra e trajnerit Tomas Tuhel fitoi thellë 0-4, nën shenjën e Herri Kejn.

Rezultati u zhbllokua nga Leroi Sane pas 4 minutash, pas një kombinimi me Herri Kejn. Anglezi dyfishoi shifrat në minutën e 74-t, kur pas një pasimi të Devis në zonë gjuajti saktë me të djathtën. Në kohën shtesë shënoi sërish Sane dhe pastaj Tel kompletoi ‘pokerin’ e bavarezëve.

Kejn feston golin e pare me Bajernin. Gazeta Si, 18 gusht 2023

Pas humbjes në Superkupën e Gjermanisë, Bajerni e filloi mbarë Bundesligën. Kejn e nisi titullar dhe pas shpinës kishte Sane, Musiala dhe Koman. Paraqitja e ish-kapitenit të Totenhemit ishte e mirë, me gol dhe asist. Ndeshja për bavarezët nisi në mënyrën më të mirë dhe më pas fitorja u bë më e lehtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë