Shendet

UNICEF: Vendet e varfra refuzuan 100 mln vaksina në dhjetor për shkak të skadencës

Kombet më të varfra muajin e kaluar refuzuan më shumë se 100 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 të shpërndara nga programi global COVAX, për shkak të datës së skadencës që ishte shumë e afërt.
Shifra e madhe tregon vështirësitë e vaksinimit të popullsisë së botës, pavarësisht rritjes së furnizimeve me vaksina. Deri tani COVAX që po i afrohet shpërndarjes së 1 miliard dozave në gati 150 vende.


“Më shumë se 100 milionë janë refuzuar vetëm në dhjetor,” u tha Etleva Kadilli, drejtoreshë e sektorit të furnizimit në agjencinë e OKB-së, ligjvënësve në Parlamentin Evropian.
Më vonë gjatë ditës, një zëdhënës i agjencisë së OKB-së për fëmijë tha se nga 100 milionë dozat e refuzuara, 15.5 milionë u konsideruan se duhet të ishin shkatërruar.


Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë vendet e pasura që dhurojnë vaksina me një jetëgjatësi relativisht të shkurtër kanë qenë një “problem madhor” për COVAX.
“Kombet më të varfra janë detyruar gjithashtu të vonojnë furnizimet sepse kanë objekte të pamjaftueshme magazinimi duke përfshirë mungesën e frigoriferëve për vaksinat – për të cilat investimet COVAX janë vonuar me muaj”, tha Kadilli.

Vaksina AstraZeneca të skaduara të Covid-19, të shpërndara nga COVAX në vendet e varfra. Fotografi e marrë nga “Reuters”, 14 janar 2022, Gazeta “Si”

Shumë vende gjithashtu përballen me nivele të larta të hezitimit të vaksinave dhe kanë sisteme të mbingarkuara të kujdesit shëndetësor. Deri në fund të vitit 2021, BE-ja kishte vënë në dispozicion të vendeve më të varfra 380 milionë doza, nga të cilat vetëm 255 milionë janë dorëzuar. Shumë doza të tjera ruhen për t’u përdorur në vendet më të varfra.
Një zëdhënës i Gavi, një aleancë vaksinash që bashkë-menaxhon COVAX, tha se niveli i lartë i ruajtjes ishte për shkak të një rritjeje të dërgesave në tremujorin e fundit, veçanërisht në dhjetor. Gavi shtoi se shumica e vaksinave të dërguara së fundmi nga COVAX kishin një jetëgjatësi dhe kështu nuk kishte gjasa të asgjësoheshin.


Furnizimet për vendet më të varfra kanë qenë prej kohësh shumë të kufizuara për shkak të mungesës së vaksinave, pasi vendet më të pasura siguruan shumicën e dozave fillimisht të disponueshme nga dhjetori 2020. Por dërgesat janë rritur në mënyrë eksponenciale në tremujorin e fundit, falë donacioneve nga vendet e pasura që kanë vaksinuar shumicën e popullsisë së tyre.


Në janar, 67% e popullsisë në vendet më të pasura ishte vaksinuar plotësisht, ndërsa vetëm 8% në vendet më të varfra kanë marrë dozën e tyre të parë, tregojnë shifrat e OBSH-së.
Nga 15 milionë doza nga BE që janë refuzuar, tre të katërtat ishin injeksione AstraZeneca me një jetëgjatësi prej më pak se 10 javë pas mbërritjes, sipas një raporti të UNICEF-it.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë