Shendet

“Unë nuk jam unë”: Një çrregullim i çuditshëm i bën njerëzit të mendojnë se nuk njohin trupin

Nga Nathan Dunne- Kisha filluar të shikoja duart e mia dhe të mendoja “Unë nuk jam unë”. Nuk e përcaktoja dot se ku isha, në rrugë, i ulur në tavolinën e ngrënies në shtëpi, apo diku tjetër. Gjendja ime ishte e çuditshme, e ndjeja veten të ndarë në dy pjesë. Asgjë që bëja nuk do e përmirësonte gjendjen time. Fillimisht vendosa të flisja me familjen, për ‘i treguar gjendjen që kisha. Çdo mëngjes rrija para pasqyrës duke u përpjekur për të njohur veten, por ende nuk arritja të kuptoja asgjë. Mendova se kisha probleme psikologjike. Aso kohe isha 28 vjeç dhe punoja gazetar dhe isha duke realizuar dhe doktoraturën për profesionin tim. Një mbrëmje ndjeva që trupi im u mpi tërësisht sa që nuk mund të merrja dot as telefonin për të kontaktuar me urgjencën, kur papritur dëgjova një muzikë nga shtëpia e fqinji tim dhe për një moment u qetësova. Ditën tjetër, menjëherë nisa një seri vizitash duke takuar mjekun e familjes, e një sërë mjekësh të tjerë. I’u thash atyre se nuk pija drogë dhe alkool, ndërkohë që isha vetëm pak i lodhur nga studimet e doktoraturës dhe nuk e kuptoja pse shpesh herë përfundoja në një gjendje të tillë. Diagnoza e doktorëve ishte depresion i kombinuar me ankthin. Mora një antidepresant i cili quhej Duloxetine dhe mendova të përdorja dhe një udhëzues në internet mbi terapinë e sjelljes, e cila tregonte se si duhet të sillesha në situata të ndryshme dhe si të qetësoja veten.


Një diagnozë e gabuar

Gjërat përkeqësoheshin çdo herë e më shumë. Kam shpenzuar shuma të mëdha parash për psikologë dhe nuk mund të isha vetvetja. Në neuropsikiatrin e fundit që vizitova më shpjegoi se unë kisha një diagnozë të gabuar dhe në fakt vuaja nga “deperzonalizmi”, një çrregullim i vetëdijes, ku personit i duket sikur është jashtë trupit, sikur e vëzhgon veten nga jashtë, sikur bota është jo-reale. Si simptomë mund të haset në çrregullimin e ankthit, në krizat e panikut, në depression, skizofreni, ose haset si çrregullim më vete ku është simptoma kryesore. Teksa lexoja, kjo gjendje fillimisht është dokumentuar në shekullin e 19-të nga filozofi zviceran Henri Frédéric Amiel,
Sipas Elaine Hunter, një psikolog klinik i cili është specializuar për këtë gjendje mendore, më tregoi se gjendja e depersonalizimit, ngjason me një siguresë elektrike që fiket pa dashje. Pacienti shpesh ankohet se ndjehet i mpirë dhe nuk ndjen asgjë emocionalisht. Ajo më shpjegoi se kjo gjendje është një përvojë që mund ta përjetojë çdo kush, sidomos duke pasur parasysh se jetojmë në një epokë digjitale. Ndër të tjerat psikologja shprehet se mungesa e vetëdijes, kur është fjalë për çrregullim është një çështje shumë e madhe.
"Shumica e mjekëve dhe psikiatërve janë të trajnuar për të besuar se çrregullimi i depersonalizimit është jashtëzakonisht i rrallë dhe kur është i pranishëm ngjason një simptomë dytësore e një gjendjeje tjetër të tillë si ankthi ose depresioni. Kjo gjë çon në një diagnozë të gabuar, duke e bërë kështu pacientin të vuajë edhe më keq. Është njëjtë sikur të përpiqesh të rregullosh pagjumësinë duke kuruar gjoksin,” shtoi Hunter.
Unë ndjeja se nuk kisha asnjë identitet. Kjo ishte përvoja ime. Përpjekja për të artikuluar gjendjen dhe për të kuptuar se çfarë po më ndodhte ishte një ndër pengesat e mia më të mëdha. Pas trajtimit fillestar, unë kërkova përgjigje në romanin Jean-Paul Sartre “Nausea”.
Ndërsa kur fola me James Charney, një psikiatër në universitetin e mjekësisë në Yale, më tha se njerëzit që vuajnë nga depersonalizomi janë egodistik, që do të thotë se mendimet dhe sjelljet e tyre bien në kundërshti me nevojat dhe qëllimet e egos.
“Pacienti nuk e njeh më vetën dhe pamjen e tij, gjë e cila është shumë dëmtuese dhe mund të shkatërrojë jetën,” u shpreh Charney.

Por çfarë e shkakton atë?
Hunter tregon se hulumtimet e fundit kanë treguar se kjo gjendje përcaktohet në tri kategori kryesore, si trauma, ankthi akut dhe përdorimi i drogës.
“Nëse një person është lënë pas dore gjatë fëmijërisë ose është abuzuar, kjo mund të jetë një ndër shkaktarët e parë. Përdorimi i kanabisit, ketamina ose një koktej i medikamenteve mund të provokojë një fillim duke shkaktuar panik për shkak një udhëtimi të keq. Në rastin tuaj, tingëllon se kjo gjendje është për shkak të stresit ndërpersonal dhe profesional,” shpjegoi Hunter.

Trajtimi
Terapia e sjelljes njohëse është forma më e zakonshme e trajtimit, pavarësisht rezultateve të ngadalta. Kjo përfshin hartimin e emocioneve dhe përpunimin, së bashku me vizatimin e origjinës së vetes në fëmijëri me kujtimet e imazhit të lidhur me të. Ideja është që pacienti të ndërtojë një urë lidhëse midis njohjes së vetes dhe profesionit. Forma më e re e trajtimit është mjedisi klinik. Por, kjo është disi e diskutueshme, pasi ka pasur studime që tregojë se ambientet klinike mund të shtojnë gjendjen e keqe të depersonalizimit.
Për shkak se çrregullimi konsiderohet gjerësisht si një fenomen psikologjik, në krahasim me rezultatin e një zhbalancimi kimik në tru, trajtimet me medikamente siç janë ilaçet kundër depresionit shpesh janë joefektive. Megjithatë, ato mund të ndihmojnë në zvogëlimin e simptomave fillestare të depresionit dhe ankthit. Që nga viti 1980, ka pasur vetëm një numër të vogël provash për të krijuar një medikament efikas për këtë gjendje. Disa tregojnë se kombinimi i medikamenteve si Lamotrigine me një SSRI mund të jetë efektive në shërimin e pacientit, ndërsa një studim pilot nga 2001 pacientët të trajtuar me Naloxone, një ilaç i përdorur zakonisht në trajtimin e varësisë së drogave, ka rezultuar më efikas.
Të të duket vetja i huaj, ishte diçka që mori shumë kohë nga jeta ime, por fatmirësisht u “shërova” dhe tashmë ka kaluar shumë kohë që prej diagnozës time. Tashmë e vetmja gjë që uroj është, që askush të mos e lërë pas dore një gjendje të tillë, pasi çrregullimet mendore janë një makth i vërtetë./The Washington Post/

*Nathan Dunne, shkrimtar në gazetën The Washington Post.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë