Drejtësia

Vrasja e Endri Goxhajt në Memaliaj, gjykata liron nga qelia dhe lë në arrest shtëpie tre të arrestuarit

Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastës ka liruar nga qelia tre të arrestuarit pas vrasjes së 30-vjeçarit Endri Goxhaj më 21 prill në  Memaliaj dhe i ka lënë në arrest shtëpiak, Dali Nelën, Aldo Kalemin dhe Ermal Matajn.

Dali Nela dhe Aldo Kalemi u arrestuan nga policia për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa Ermal Mataj u arrestua me akuzën për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë  janë shpallur në kërkim shtetasit Donaldo Nela dhe i vëllai Marioldo Nela, të dyshuar për “vrasje me dashje” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”.

Nga hetimet ka rezultuar se vrasja ndodhi pas një konflikti të çastit mes një grupi prej shtatë personash. Gjatë përplasjes fizike, dyshohet se Endri Goxhaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Dali Nelës, duke e lënë këtë të fundit të plagosur.

Pas kësaj, dy vëllezërit Donaldo dhe Marjaldo Nela kanë reaguar duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të Goxhajt, i cili për pasojë nderroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Autorët e dyshuar janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me automjet, ndërsa forcat e policisë po punojne për kapjen e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë