Nga Gazeta ‘Si’- Përplasja e dy automjeteve në aksin Fushë-Krujë – Milot, në afërsi të Thumanës, rezultoi fatale, me një humbje jete.
Një automjet Benz, i drejtuar nga R.M nga Borizana u përplas me një Passat që drejtohej nga N.R nga Mirdita.
Për pasojë, drejtuesi nga Mirdita mbeti i plagosur rëndë, ndërsa pasagjerja që udhëtonte në automjet me të, Tereza Laska humbi jetën.
Përplasja e fortë e dy makinave të cilat përfunduan jashtë rrugës, la të plagosur edhe një grua e cila ndodhej në biznesin e saj, pranë aksidentit. Ajo u godit nga pjesë të makinës Pasat.
Paraprakisht mendohet që shkak i aksidentit është ndërprerja e gabuar e rrugës nga Pasati dhe shpejtësia tej normave me të cilat udhëtonte shoferi i Benzit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje