Në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, e para dhe e vetmja e këtij lloji në Shqipëri, u shfaq dje për herë të parë ekspozita UNDINUS.
Kryebashkiaku u Korçës, Sotiraq Filo e cilësoi një përvojë të jashtëzakonshme në art, ku realiteti dhe ëndrrat u ndërthurën me një simfoni tingujsh, ngjyrash dhe emocionesh nënujore.
Ai ftoi të gjithë që mos ta humbin këtë udhëtim të mahnitshëm përmes syve të një mjeshtëri në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë.
UNDINUS është ekspozita më e re imersive që u jep mundësi të gjithëve që të zbulojnë botën e mrekullueshme nënujore, të parë përmes syve të artistit.
Frymëzuar nga përvoja e tij personale dhe përmes fuqisë së artit digjital, Willred Dallto sjell një botë tërësisht të re ku realiteti dhe ëndrrat ndërthuren dhe ku një simfoni ngjyrash, tingujsh dhe emocionesh.
Ekspozita shoqërohet edhe nga një kolonë zanore origjinale e krijuar nga artistët e talentuar Era Canaj dhe Gent Shahini, dhe vizualet e mrekullueshme krijuar nga artisti 3D, Noel Çela. /ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.