Politike

“Unaza e Re”, Meta sulmon qeverinë: Shpikje kundër ligjit

Gjatë vizitës së tij në SHBA, presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë në Uashington për “Zërin e Amerikës”, ku është përgjigjur për zhvillimet e fundit politike dhe për disa nga temat më të nxehta që kanë rrëmbyer vëmendjen e shqiptarëve në këtë fillim viti.

Duke folur për përplasjet e vazhdueshme Presidencë-Kryeministri, Meta është ndalur tek rasti i “Unazës së Re” të Tiranës, ku ka thënë se janë ndjekur procedura ekstraligjore.

Sipas tij, ato nuk tregojnё pёr njё vend, ku sundon ligji, por tregojnё thjesht pёr njё vend ku sundon shumica.

“Nё mos gaboj, sot bёhen 100 ditё nga fillimi i protestave dhe unё si President, pa patur asnjё paragjykim pёr shkak tё problemit publik dhe protestave tё vazhdueshme tё transmetuara nga tё gjithё mediat, dhe tё kёrkesave tё qytetarёve, kam ushtruar pёrgjegjёsitё e mia, kam kёrkuar informacione nё mёnyrё tё vazhduar, nё mёnyrё tё pёrsёritur, - u shprej Presidenti. - Bazuar nё ligjet e shtetit pёr informim ndaj çdo qytetari dhe zyrtari, po duke u bazuar edhe nё Kushtetutёn e vendit, institucionet janё tё detyruar tё japin informacione dhe pёrgjigje Presidentit pёr çdo kёrkesё dhe pёr çdo shqetёsim, e nё fund fare kam qenё i detyruar tё mbaj njё qёndrim, pasi kam krijuar njё bindje, pёr tё cilёn jam shprehur publikisht dhe tё cilёs vazhdoj t’i qёndroj me bindje tё plotё: Shpikje tё tilla jashtё legjislacionit qё vendi ynё ka, jashtё rendit tonё juridik dhe kushtetues nuk tregojnё pёr njё vend, ku sundon ligji, por tregojnё thjesht pёr njё vend ku sundon shumica. Ky ёshtё njё koncept qё nuk ka lidhje me shtetin e sё drejtёs, pёr mё tepёr qё jemi nё qendёr tё vёmendjes pёrsa i takon respektimit tё ligjit, pёrsa i takon rregullave tё opinionit publik, pёrsa i takon çёshtjeve tё konkurrencёs edhe nga partnerёt ndёrkombёtarё”.

"Nё detyrёn time si president unё i referohem vetёm Kushtetutёs sё Republikёs sё Shqipёrisё, interesit kombёtar dhe interesit publik. Nё çёshtjen e ministrit tё jashtёm nuk besoj se kёrkon shumё energji pёr t’iu pёrgjigjur tё gjitha kundёrshtimeve nё lidhje me qёndrimin tim, pёr arsye se kam qenё mjaft i hapur pёr çdo zgjidhje pёr personin e propozuar nga kryeministri. Por nuk besoj se dikush mund tё fajёsojё Presidentin, kompetencat e tё cilit nё fushёn e politikёs sё jashtme janё pёrcaktuar shumё qartё edhe nga vendimi i Gjykatёs Kushtetuese, i kёrkuar nga vet Partia Socialiste dikur nё opozitё pёr çёshtjen e marrёveshjes sё detit; pra qё Presidentit iu kёrkua tё konfirmojё nё kёtё detyrё njё person, cilatdo qofshin cilёsitё e tij tё shkёlqyera, tё cilin nuk e ka takuar asnjёherё, tё cilin nuk e njeh dhe i cili do tё firmosё marrёveshje nё emёr tё Republikёs sё Shqipёrisё, tё cilat mund tё prodhojnё pasoja afatgjata dhe tё paparashikueshme. Qёndrimi ka qenё tepёr konstruktiv dhe ka qenё njё qёndrim, i cili ka patur nё konsideratё Kushtetutёn dhe detyrimet kushtetuese tё Presidentit, edhe interesin kombёtar edhe interesin publik. Pёr mё tepёr personi kishte bёrё deklarata nё njё televizion tё Kosovёs, tё cilat nuk kishin asnjё lidhje me qёndrimet shtetёrore tё Shqipёrisё nё fushёn e politikёs sё jashtme", tha ai .

Meta u ndal edhe te përplasja Presidencë-Kryeministri, që kulmoi me mosdekretimin e ministrit të Jashtëm Cakaj, duke i qëndruuar deklaratave të bëra edhe më parë.

“Nё detyrёn time si president unё i referohem vetёm Kushtetutёs sё Republikёs sё Shqipёrisё, interesit kombёtar dhe interesit publik. Nё çёshtjen e ministrit tё jashtёm nuk besoj se kёrkon shumё energji pёr t’iu pёrgjigjur tё gjitha kundёrshtimeve nё lidhje me qёndrimin tim, pёr arsye se kam qenё mjaft i hapur pёr çdo zgjidhje pёr personin e propozuar nga kryeministri, - deklaroi Meta. - Por nuk besoj se dikush mund tё fajёsojё Presidentin, kompetencat e tё cilit nё fushёn e politikёs sё jashtme janё pёrcaktuar shumё qartё edhe nga vendimi i Gjykatёs Kushtetuese, i kёrkuar nga vet Partia Socialiste dikur nё opozitё pёr çёshtjen e marrёveshjes sё detit; pra qё Presidentit iu kёrkua tё konfirmojё nё kёtё detyrё njё person, cilatdo qofshin cilёsitё e tij tё shkёlqyera, tё cilin nuk e ka takuar asnjёherё, tё cilin nuk e njeh dhe i cili do tё firmosё marrёveshje nё emёr tё Republikёs sё Shqipёrisё, tё cilat mund tё prodhojnё pasoja afatgjata dhe tё paparashikueshme. Qёndrimi ka qenё tepёr konstruktiv dhe ka qenё njё qёndrim, i cili ka patur nё konsideratё Kushtetutёn dhe detyrimet kushtetuese tё Presidentit, edhe interesin kombёtar edhe interesin publik. Pёr mё tepёr personi kishte bёrё deklarata nё njё televizion tё Kosovёs, tё cilat nuk kishin asnjё lidhje me qёndrimet shtetёrore tё Shqipёrisё nё fushёn e politikёs sё jashtme”.

Kreu i shtetit u pyet edhe për skaandalin e vjedhjes së armatimit në bazën detare të Pashaalimanit, pak javë më parë, ku u shkarkuan 15 zyrtarё ushtarakё, ndёrkohё qё javёn e kaluar ministria e mbrojtjes i ka dёrguar njё propozim Presidencës pёr shkarkimin e komandantit tё Flotёs Detare, gjeneralin Ylber Dogjani.

“Nuk kam patur mundёsi tё marr ndonjё vendim, pёr arsye se edhe nuk kam qenё nё zyrё gjatё kёsaj kohe, por megjithatё ekipi im po punon, por njёkohёsisht na duhet tё kemi njё vlerёsim mё tё plotё dhe mё shterues pёr rastin nё fjalё, pasi kemi edhe pretendimet nga ana e komandantit tё Forcave Detare, i cili pretendon qё ka paralajmёruar pёr pasojat apo rreziqet e njё fenomeni tё tillё, ka kёrkuar tё merren disa masa. Ne kemi kёrkuar tё shohim edhe vlerёsimin e ministrisё, tё inspektimit qё ёshtё bёrё dhe do tё marrim vendimin mё tё drejtё dhe do ta bёjmё publik nё mёnyrёn mё transparente”, u përgjigj Presidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë