Lajme

“Unaza e Re”, IKMT sërish aksion për shembjen e banesave

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) po zhvillon sot një tjetër aksion tek Unaza e Re, për shembjen e të tjera banesave që preken nga projekti.
Që prej orëve të para të mëngjesit një numër i madh policësh janë vendosur përgjatë rrugës, duke bllokuar edhe rrugën.

Në ndryshim nga tri ditë më parë, ku pati përplasje fizike mes banorëve dhe punonjësve të Policisë të IKMT-së, mëngjesi i sotëm ka rezultuar pa ndonjë rezistencë të banorëve.
Në aksionin e ditës së hënë, përfunduan në spital disa banorë dhe punonjës të policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë